Media italiane: Përse Shqipëria është ndër destinacionet më të njohura turistike për 2023

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Agjencia e njohur italiane e lajmeve AGI i ka dedikuar një shkrim Shqipërisë, duke e cilësuar si një ndër destinacionet më të njohura turistike për verën e vitit 2023.

Që në krye të shkrimit, theksohet fakti se është kthyer në një destinacion trend për italianët.

Kostoja e ulët por edhe deti i kristaltë, kanë qenë motivi i ardhjes së turistëve të huaj në Shqipëri.

AGI – Është kthyer në një destinacion trend për italianët që kërkojnë destinacione të reja pushimi. Ajo që tërheq është premtimi i një deti të bukur, të aksesueshëm me çmime të ulëta.

Një nga arsyet kryesore pse është bërë një destinacion kaq popullor veror është kostoja e ulët. Krahasuar me destinacionet e tjera turistike europiane, çmimet në Shqipëri janë përgjithësisht më të ulëta, si për akomodimin ashtu edhe për ushqimet dhe aktivitetet.

Kjo do të thotë që udhëtarët mund të shijojnë një përvojë me cilësi të lartë, pa e prishur buxhetin. Me plazhet e tij të pacënuara, qytetet historike dhe peisazhet befasuese, vendi po tërheq një numër në rritje udhëtarësh që kërkojnë aventura autentike dhe vende jashtë rrugës së rrahur turistike.

Kombinimi i bukurisë natyrore, pasurisë historike, kuzhinës së shijshme dhe ngrohtësisë njerëzore, po pushton zemrat e italianëve në kërkim të përvojave autentike./S.M

Të fundit

Shkodra Elektronike sjell projektin e ri pas suksesit në Eurovision

Pas suksesit në Eurovision dhe jehonës së krijuar për emrin e tyre, Shkodra Elektronike duket se nuk e ka...

Nuk siguroi votat për mandatin e deputetit/ Qefalia: E rëndësishme është fitorja e PS-së

Xhemal Qefalia, kandidati i Partisë Socialiste, që mori gati 10 mijë vota, por që nuk arriti të siguronte mandatin e deputetit në zgjedhjet e...

Idiotët që thonë se Joridës ja paska siguruar votat Rama, pranojnë që Berisha ka ngordhur

Gazetari Habjon Hasani ka komentuar sulmet e Adriana Kalasë, ndaj Jorida Tabakut, duke pretenduar se votat kësaj të fundit, ia paska siguruar vetë Edi...

Marrëveshja e pensioneve me Italinë/ Shqiptarët nuk do të humbasin asnjë ditë pune

Nga 1 Qershori do të nisë njohja e pensioneve me Italinë pas marrëveshjes së arritur mes dy vendeve. Olta Manjani, zv.ministrja e Ekonomisë, në një...

Mbeti jashtë Kuvendit për pak vota/ Reagon Blerina Gjylameti

Kandidatja Blerina Gjylameti, ka reaguar me një mesazh falënderues dhe reflektues përmes një postimi në rrjetet sociale. Në mesazhin e saj në Facebook, Gjylameti...

Lajme të tjera

Web TV