Disa arsye pse ndiheni të mërzitur kur keni ditëlindjen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Jo të gjithë njerëzit kanë të njëjtën marrëdhënie me ditëlindjen. Disa duan një festë të madhe, tollumbace, njerëz përreth, foto dhe urime, ndërsa të tjerë persona luten që të mos ua kujtojë njeri ditëlindjen dhe të kalojnë një ditë normale.

Sipas terapistes së marrëdhënieve dhe familjes, Leeor Gal, ka disa arsye pse njerëzit ndihen të trishtuar dhe nuk duan ta festojnë ditëlindjen e tyre. Një prej aryseve lidhet me krahasimin që ne bëjmë me të tjerët. Në një vit, ne bëjmë një rezyme të jetës sonë dhe krahasohemi me bashkëmoshatarët. Shpesh, vendosim disa pritshmëri, të cilat jo gjithnjë i arrijmë dhe kjo, në ditëlindje, na trishton. Gjithashtu, edhe rritja me një vit na bën të mendojmë se po plakemi dhe koha po kalon para syve tanë.

Sipas Gal, disa njerëz mund të përjetojnë trishtim në ditën e lindjes, pasi gjatë fëmijërisë, njerëzit që e kanë rrethuar, veçanërisht prindërit, nuk i kanë dhënë shumë rëndësi ditëlindjes së tyre. Edhe në rastet kur prindërit apo familjarët kanë organizuar festa gjigante, kur fëmijët kanë dashur thjesht një festë me personat më të shtrenjtë, sërish luan një rol të madh në mungesën e dëshirës për t’u argëtuar dhe lumturuar për ditëlindje.

Është mëse okay që ti ta konsiderosh ditëlindjen si çdo ditë tjetër, mjafton që të mendosh për dëshirat e tua dhe jo për të kënaqur njerëzit që duan ta festojnë për ty./E.Ç

Të fundit

Maturantët synojnë universitetin/ Aplikimet kapin nivelin më të lartë ndonjëherë

Ky vit shënon një rekord të ri në numrin e aplikimeve në arsimin e lartë. Për herë të parë...

Vlorë, apartamenti përfshihet nga flakët

Një apartament është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në zonën pranë rrugës “Transballkanike” në Vlorë. Nga informacionet e para mësohet se zjarri ka shpërthyer...

I nxehti “pushton” sërisht Shqipërinë, ja sa shkojnë temperaturat ditën e nesërme

Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit përjashtuar...

Përleshje me policinë/ 29-vjeçari shqiptar bën për spital karabinierin gjatë arratisjes

Një ndalesë rutinë në një pikë kontrolli të karabinierëve përgjatë rrugës Nettunense në zonën e Aprilias, çoi karabinierët në arrestimin e një shqiptari 29-vjeçar. Sipas...

Sorensen: Dialogu Kosovë-Serbi, “gjallë dhe mirë”

Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, deklaroi se gjendja e dialogut është “gjallë dhe mirë” pas vizitës së papritur...

Lajme të tjera

Web TV