Pse nordikët i lënë bebet të flenë jashtë në çdo stinë të vitit?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për prindërit nordikë, të lënurit e fëmijëve të flenë jashtë – edhe gjatë dimrit – është krejtësisht normale. Një sërë studimesh kanë treguar përfitime të shumta të lënies së të vegjëlve tuaj nën qiellin blu (ose gri) – por për njerëzit në pjesë të tjera të botës, vetë ideja tingëllon pak e çmendur, por edhe interesante.

Në Finlandë, Suedi, Danimarkë, Islandë, vendet nordike në përgjithësi, është krejtësisht normale që prindërit ta vendosin fëmijën e tyre të flejë në një karrocë jashtë shtëpisë, apartamentit apo edhe kafenesë. Ndërsa foshnja është në gjumë, prindërit janë të lirë të shijojnë një kafe me miqtë, të rregullojnë rrobat, të dërgojnë ato emaile ose çfarëdo që duhet bërë brenda. Dhe çerdhet e bëjnë këtë gjithashtu. Në të gjitha vendet nordike, nëse bebet nuk janë në rrugë, janë në oborrin e shtëpisë. Dhe nëse nuk ka rrugë të përshtatshme për karrocat e fëmijëve dhe as oborr në shtëpi, ata janë në ballkon në “karrocën e ballkonit”.

Kjo normë kulturore e nordikëve ka qenë me të vërtetë një temë debati për shkak të dallimeve në të gjithë botën. Për shembull, në vitin 1997, një nënë daneze e quajtur Anette Sørensen u arrestua në New York pasi e la fëmijën e saj të flinte jashtë një restoranti. Sipas ‘New York Post’, ajo u akuzua për rrezikim të jetës së fëmijës dhe kaloi 36 orë në burg.

Pavarësisht debateve, mendohet se gjumi jashtë ka një efekt qetësues, është i mirë për sistemin imunitar, redukton kollën dhe ftohjen, përmirëson kohëzgjatjen dhe cilësinë e gjumit dhe mjekët e rekomandojnë atë si një mënyrë për të ulur ekspozimin e fëmijëve ndaj mikrobeve dhe për të ulur rrezikun e infeksion gjithashtu.

Lexo edhe :  Kishëza Sistine, si u ngrit një nga monumentet më të famshme të artit në botë

E lidhur me këtë është pushimi i fëmijës nga mikrobet që mund të ngecin lehtësisht në ambiente të mbyllura gjatë ditëve më të ftohta të dimrit, ku njerëzit priren t’i mbajnë dritaret të mbyllura. Në një studim finlandez të vitit 2008 nga Qendra Kombëtare për Informacionin e Bioteknologjisë, prindërit nga vendet nordike raportuan se foshnjat bëjnë dremitje më të gjata dhe më të thella kur flenë jashtë – të mbuluara, natyrisht – në “të ftohtë”.

Për më tepër, ata mendonin se praktika ishte e shëndetshme për shkak të ajrit dhe tingujve të ndryshëm të natyrës./E.Ç

Të fundit

Horoskopi ditor, 11 Gusht 2025

Dashi Pas një periudhe paksa delikate dhe te paqëndrueshme për jetën tuaj ne çift, me ne fund do e stabilizoni...

Izraeli nuk tërhiqet, tanket po përparojnë në Gaza

Forcat izraelite po vazhdojnë ofensivën e tyre në Rripin e Gazës, me tanke që përparojnë drejt korridorit të Moragut, zonë që ndan Khan Younisin...

Flakët përhapen me shpejtësi në Gramsh, pritet ndërhyrje nga ajri

Gjatë orëve të mbrëmjes të kësaj të diele një vatër zjarri është shfaqur në afërsi të fshatit Sojnik, në Gramsh. Burime për mediat bëjnë me...

Fotot me autorin e vrasjes në Gjilan, reagon për herë të parë Osmani

Presidentja e Kosovës ka shprehur keqardhje për humbjen e tre jetëve në Gjilan dhe përcolli ngushëllime për familjet e viktimave. Ajo u bëri thirrje organeve...

“Joan Gamper”, Barcelona i jep leksione Como-s

Barcelona ka fituar 5-0 ndaj Como në stadiumin “Johan Cruyff”, miqësore e vlefshme për trofeun e përvitshëm “Joan Gamper”. Ishte Fermin Lopez që zhbllokoi...

Lajme të tjera

Web TV