Tensionet Shqipëri-Greqi/ Rama: Me Mitsotakis komunikojmë, nuk kemi nevojë për ndërmjetës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Rama ka dhënë një intervistë ditën e sotme për televizionin kombëtar grek, ku ka komentuar marrëdhëniet dypalëshe mes dy vendeve.

Teksa është pyetur për një dialog të mundur mes tij dhe homologut grek, Rama është përgjigjur se me Mitsotakis komunikon dhe se nuk ka nevojë për ndërmjetës që të rregullojë marrëdhëniet me të.

Në lidhje me deklaratat paralajmëruese që janë dhënë nga zyrtarë të ndryshëm grekë për hakmarrje për çështjen Beleri, Rama tha se kjo është jo evropiane dhe shumë antike, pasi nuk mund të ndërhyhet për të penguar procesin e anëtarësimit në BE.

Përsëri Athina mendon se zgjidhja e kësaj çështjeje kalon nga Tirana, nga zyra juaj, topi ndodhet ngjitur. Ju keni thënë se doni një dialog me zotin Mitsotakis. Çfarë do t’i thoni konkretisht?

Kryeministri Edi Rama: Jo, unë nuk kam nevojë për asnjë ndërmjetës për të patur komunikim me Qiriakon sepse ai është një mik dhe unë e kam çmuar dhe e çmoj si një njeri të admirueshëm personalisht dhe si një lider modern dhe unë nuk kam çfarë mesazhi t’i përcjell nëpërmjet mediave sepse nuk është nevoja. Ne komunikojmë dhe nuk kemi nevojë për ndërmjetës as të tjerë, dhe aq më pak për kanale mediatike për t’i thënë njëri-tjetrit ato që mendojmë.

Por një gjë dua të them në fund. Greqia apo Athina mendon se topi është në këtë zyrë për këtë çështje, duke lënë të nënkuptohet që nëse topi nuk shkon në atë drejtim ku e do Athina, Athina do të hakmerret me Shqipërinë, duke penguar procesin e anëtarësimit në BE, – kjo është jo evropiane dhe kjo është shumë antike sipas meje. Te Greqia unë shoh, partnerin tonë jo vetëm në Ballkan, por edhe partnerin tonë edhe në BE. Kështu që shpresoj shumë që vendosja e bustit të kryeministrit Mitsotakis në Derviçan, çka e kam premtuar atëherë dhe nuk kam ndërmend të tërhiqem nga ai premtim pse ka sot një keqkuptim, të jetë një tjetër arsye për t’u kuptuar mirë me njëri-tjetrin, që në Tiranë, në këtë zyrë, Greqia ka një mik, një mik të vërtetë, një mik të sinqertë. Unë jam kryeministri i Shqipërisë, nuk jam kryeministri i Greqisë dhe unë i shërbej interesave të Shqipërisë dhe jam në krye të një beteje historike që drejtësia në Shqipëri të bëjë drejtësi të barabartë për të gjithë./ S.M

Të fundit

Sherri Shabani-Lapaj, Mërtiri: Përçarja nuk do të thotë se s’ka ideale.

Analisti Ergys Mërtiri komentoi për ‘Real Story’ përçarjen brenda lëvizjes ‘Shqipëria Bëhet’ mes Lapajt dhe Shabanit. Mërtiri tha se...

E vërteta që rrodhi: WikiLeaks dhe dosja e fshehtë e Afganistanit

Më 25 korrik 2010, bota zuri frymën. WikiLeaks, platforma e themeluar nga Julian Assange, publikoi më shumë se 75 mijë dokumente sekrete ushtarake që...

Alarm në Itali nga virusi i Nilit Perëndimor, 32 raste dhe dy të vdekur

Italia ka konfirmuar 32 raste të infektimit me virusin e Nilit Perëndimor dhe dy viktima që nga fillimi i vitit 2025, në një kohë...

Spahiu: Rithemelimi i PD është i vetmi në histori që nuk u rikthye asnjë themelues

Juristi Kreshnik Spahiu, ka deklaruar se në rithemelimin e PD nuk u rikthye asnjë themelues i kësaj partie. Teksa u ndal tek zgjedhjet e 11 majit, ai...

Kapexhiu flet për Berishën dhe Ramën: Kanë mbetur në histori

Artisti Bujar Kapexhiu, I ftuar në emisionin “Të Pekspozuarit” në MCN TV u shpreh kundër thirrjeve për të larguar nga skena politike, figura të...

Lajme të tjera

Web TV