Lehtësimi i procedurës për kategorinë D të lejedrejtimi/ DPSHTRR: 312 milionë lekë kursim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas lehtësimit të procedurës së përfitimit të lejes së drejtimit të kategorisë D, pa kaluar në C, është rritur numri i aplikimeve pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor.

Sipas DPSHTRR-së, numërohen 3,974 leje drejtimi të lëshuara nga qershori i vitit 2022 deri në fund të muajit korrik të këtij viti.

Lehtësimi i kësaj procedure i ka kursyer qytetarëve mbi 312 milionë lekë përgjatë periudhës qershor 2022-korrik 2023, nga ku 34.5 milionë lekë nga tarifat e çdo regjistrimi (rreth 8 700 lekë kosto për çdo qytetar) 278 milionë lekë nga kostot e kursit (70 000 lekë kosto e kursit për çdo qytetar) dhe 11.922 vite kohë e kursyer nga lehtësimi i procedurës”, bën të ditur DPSHTRR.

Vetëm gjatë vitit 2023, DPSHTRR informoi se janë lëshuar 2 259 leje drejtimi të kategorisë D/D1.

Kategoria D1 është p[r automjetet e projektuara dhe konstruktuara për jo më shumë se 16 pasagjerë, përjashtuar drejtuesin e automjetit, dhe me gjatësi maksimale që nuk i kalon 8 m. Mjetet e kësaj kategorie mund të tërheqin një rimorkio, masa maksimale e autorizuar e së cilës nuk i kalon 750 kg.

Kategoria D merret për automjete të projektuara dhe konstruktuara për transportin e më shumë se 8 pasagjerë, përjashtuar drejtuesin e automjetit. Mjeteve të kësaj kategorie mund t’u lidhet një rimorkio, masa maksimale e autorizuar e së cilës nuk i kalon 750 kg./ S.M

Të fundit

Edi Rama falenderon çunat që çmontuan strukturën metalike të lokalit

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kryeministri Edi Rama ka falenderuar ata individë që i janë bindur urdhrit...

Shpëtuan të moshuarin që po digjej në shtëpi, Ilir Proda falenderon policinë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka falenderuar përmes një mesazhi punonjësit e policisë të cilët shpëtuan një të moshuar i...

Lapaj: Në 2 muajt e fundit kam refuzuar oferta nga PS

“Në dy muajt e fundit, mua më kanë ardhur oferta nga Partia Socialiste për mandatin. Nuk kam pranuar, i kam refuzuar totalisht”. Kështu u shpreh...

Djali i Joe Biden: Babait i dhanë ilaç gjumi para debatit me Trump

"I dhanë ilaç gjumi dhe ishe i lodhur". Kështu ka deklaruar djali i ish-Presidentit të SHBA, Joe Biden për debatin që i ati i...

“Lapaj dhe Shabani, t’ju jap një lëpirëse të dyve”

sh-deputeti Ralf Gjoni ka komentuar këtë mbrëmje në emisionin "Now" me Erla Mëhillin përplasjen mes Adriatik Lapajt të "Shqipëria Bëhet" dhe Endrit Shabanit të...

Lajme të tjera

Web TV