Letra emocionuese e Jakup Krasniqit nga burgu i Hagës, për bijën e tij

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi vazhdon të jetë ende në paraburgim në Hagë, pas aktakuzës së ngritur nga Gjykata Speciale dhe fillimit të gjykimit ndaj tij dhe ish-krerëve të tjerë të UÇK-së.

E për kalimin e ditëve në çelin e burgut, Krasniqi ka vendosur që të shkruaj vargje poetike.

Së fundmi ai shkruar disa vargje për jetën dhe gjendjen e tij në atë çeli.

Këto vargje i ka publikuar vajza e tij, Gresë Krasniqi.

“Burgu im qenka një vrimë. Qiell e diell i shoh copë-copë. Aty ku bie e zgjohem përditë. Për mua është vetëm një gropë. Veçmas për këtë moshë”, janë vargjet që ka shkruar Jakup Krasniqi.

Gjykimi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), nga Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit, ka filluar nga data 3 prill 2023. Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasnqi janë deklaruar të pafajshëm. Ata po mbahen në paraburgim në Hagë që nga viti 2020./e.t

Të fundit

Historia prekëse, shqiptari në Gjermani gjen vajzën e tij pas shumë vitesh

Një histori prekëse e një shqiptari ka marrë vëmendje në Gjermani. Kadri Mahmuti, u bë baba në Paris në vitin...

OKB konfirmon zyrtarisht zinë e bukës në qytetin e Gazës

Për herë të parë, një agjenci e mbështetur nga OKB-ja ka konfirmuar zyrtarisht shpërthimin e zisë së bukës në qytetin e Gazës dhe zonat përreth. Më...

Nënstacioni i ri elektrik në Fier, Kryeministri Rama: Do rrisë sigurinë e rrjetit

Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjete sociale, ka ndarë pamje nga përfundimi i nënstacionit të ri elektrik në Fier. Krahas pamjeve, cilëson se...

“Portat e ferrit do të hapen”! Ministri izraelit kërcënon të shkatërrojë qytetin e Gazës

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, ka kërcënuar të shkatërrojë qytetin e Gazës, pasi kryeministri Benjamin Netanyahu tha se ushtria e vendit do...

Arrestohet vajza e Eli Farës, u kap me kokainë në Tiranë

Vajza e këngëtares së njohur, Eli Fara është arrestuar në Tiranë. Mediat bëjnë me dije se Roxhensa Kapurani, 39 vjeçe, u kap me kokainë...

Lajme të tjera

Web TV