Shkelën rregullat e qarkullimit rrugor, gjobiten 3807 drejtues mjetesh në Lezhë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjatë gjithë muajit gusht, në qarkun e Lezhës janë gjobitur 3807 drejtues mjetesh për shkelje te ndryshme rrugore. Ndërkohë, janë arrestuar 9 drejtues mjetesh si dhe janë vënë vë hetim në gjendje të lirë 2 të tjerë, pasi kanë drejtuar mjetin në gjendje të dehur ose pa patentë.

Po ashtu, janë vënë në hetim 8 drejtues mjetesh të cilët si pasojë e shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor, janë bërë burim aksidenti me pasoja në njerëz dhe dëme materiale.

Shërbimet policore kanë bërë kontrolle duke përdorur drone e kamera si dhe kontrolle në terren e makina inteligjente.

Konkretisht, 2033 drejtues janë ndëshkuar për shpejtësi tej normave të lejuara.

588 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për parakalime të gabuara

80 drejtues janë ndëshkuar për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit

181 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit.

35 drejtues mjetesh janë ndëshkuar 35 drejtues mjetesh për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

11 drejtues motomjetesh janë ndëshkuar për mospërdorje të kaskës mbrojtëse si dhe për mospërdorim të jelekut fosforeshent gjatë natës.

Ndërsa 779 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për shkelje të tjera të ndryshme rrugore.

Policia e Rrugore e Lezhës apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të moderojnë shpejtësinë, të vendosin rripin e sigurimit, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit dhe të mos kryejnë parakalime të gabuara./e.t

Të fundit

Rama publikon pamjet: Te Fresku rikthehet ajri pas çlirimit të hapësirave publike

Kryeministri Edi Rama vijon me publikimin e pamjeve nga zona të ndryshme të Tiranës, ku hapësirat publike janë çliruar...

Liverpool nuk ndalet, do sulmuesin që kushton 165 mln euro

Liverpooli vazhdon të kërkojë përforcime për repartin ofensiv dhe një nga emrat që mbetet fort në radarin e “The Reds” është Alexander Isak. Sulmuesi...

Xheni Karaj i përgjigjet Evi Kokalarit: Je grua e ligë, unë s’dal në protesta për lekë

Një debat ka shpërthyer mes aktivistes konservatore Evi Kokalari dhe aktivistes për të drejtat e komunitetit LGBTQ+, Xheni Karaj, pas protestës të zhvilluar një...

Vrau babain në bashkëpunim me nënën, si gënjeu 26-vjeçarja: U rrëzua në tualet dhe vdiq

"Ra në tualet dhe vdiq". Kjo është dëshmia e 26-vjeçares Emanilda Rama e cila mbyti me tel të atin e saj, Anesti Rama në...

Digjen 3 shtëpi në Kakavijë, ndërpritet për një orë qarkullimi i automjeteve

3 banesa janë djegur në fshatin Kakavijë, shumë pranë edhe me doganën që lidh vendin tonë me Greqinë. Si pasojë e situatës së krijuar, qarkullimi...

Lajme të tjera

Web TV