Situatë më shumë se kaotike në kampin opozitar. Grupimi i Berishës nis negociatat me Gazmend Bardhin, duke synuar bashkimin në një grup parlamentar, ndërsa Basha nga ana tjetër thërret Këshillin Kombëtar të PD-së ku do ketë ndryshime statutore. Tre rrymat që vijojnë përplasjet dhe Bardhi që kërkon faktorizimin me një grup deputetësh që po anojnë nga Berisha.
Deri para pak javësh brenda PD-së së dikushme të madhe, kishte dy rryma, Berishzmi dhe Bashizmi. Koha tregoi se grupimi i Berishës kishte më shumë mbështetës, por sado të ishin sërish nuk mjaftonin në asnjë rast të përmbysnin revanshin e qeverisë Rama. Nga ana tjetër, edhe për hir të logos, Bashizmi nuk mund të injorohej që gjithsesi mori 103 mijë vota në zgjedhjet lokale, paçka se nuk bënë asnjë ditë fushatë. Tashmë kur të gjithë synojnë të kapin një copëz të PD-së së “privatizuar” nga mësuesi dhe nxënësi i tij, përkatësisht Berisha dhe Basha, ka lindur një tjetër “rrymë”, Bardhizmi…
Sekretari i Përgjithshëm në letra në PD-së zyrtare po negocion me grupimin Berisha për të pasur një grup parlamentar më të madh. Disa nga deputetë që dikur mbështesnin Bashën tashmë janë shkëputur prej tij që në momentin kur vendosi të kandidojë si kryetar. Në krye qëndron Gazmend Bardhi I cili ka marrë rolin e “kryenegociatorit” që veten dhe të tjerë ti bashkojë në grupimin e Bershës, pavarësisht se shprehet se me Berishën ndahen përsa i përket çështjes non grata të tij, por edhe formës sesi duhet të qesen me SHBA-në.
“Grupi me unanimitet të plotë pas diskutimeve të secilit, ishte i mendimit që të vazhdojnë negociata me grupin, deputetët e tjerë të Gazment Bardhin, me qëllimin më të mirë, arritjen e një bashkimi, pasi konstatohet se ky vullnet ekziston nga të gjitha palët. Unë e quaj këtë vendim një vendim të drejtë në përputhej me interes atë PD, anëtarëve dhe simpatizantëve të saj”, tha Berisha, pas mbledhjet se Grupit Parlamentar të Rithemelimit. Ai ka veçuar Bardhin në këtë negociim, por ka përjashtuar dyshen Lulzim Basha dhe Enkelejd Alibeaj. “Me Bardhin dhe çdo deputet tjetër, veç Alibashës dhe Lul Pengut kjo parti është dhe do jetë e hapur për diskutime. Është një proces që po ecën drejt bashkimit. Sigurisht ka mekanizma, po punohet. Kur ekziston vullneti gjërat realizohen”-theksoi Berisha.
Basha sot mbledh Këshillin Kombëtar
Në pallatin e sportit “Asllan Rusi”, kreu I PD-së zyrtare Lulzim Basha pritet që të mbledhë Këshillin Kombëtar. Mes shumë problemesh, edhe për shkak të mbështetsve të pakët Basha po tenton të “ndihet lider”, duke e marrë seriozisht idenë se është kryetar I zgjedhur me votat e demokratëve në zgjedhjet e 29 korrikut. Ndarja e qartë me grupimin Berisha tashmë duket fakt I kryer. Së pari vetë Berisha as që ka dhënë shenjë që mund të negociojë me Bashën apo Alibeajn. Ai e cilëson si “përfaqësues të Ramës dhe Ballës”, duke shtuar se “as sa mund të bëjë marrëveshje me ta, aq mund të bëjë edhe me Bashën”. Megjithatë Lulzim Basha ka dy favore që nuk dihet nëse do I shfrytëzojë. Së pari nëpërmjet një vendimi gjykate ai ka logon dhe vulën e PD-së, ndërsa konsiderohet edhe si kryetar I zgjedhur I kësaj force politike.
Gjithashtu Basha është edhe deputet, çka do I jepte mundësi që si lider të merrte pjesë në diskutime, apo edhe takime. Faktorizimin do e kishte edhe më të mëdh nëse përfaqësitë diplomatike në tiranë, të SHBA dhe vendeve të BE-së do kryenin takime, duke e rifaktorizuar. Megjithëse janë disa favore për Bashën, problemin kryesor e ka brenda së djathtës, I cili nuk po ngjit dhe gjithnjë e më shumë anëtarët e PD-së po largohen, një pjesë në drejtim të Berishës dhe të tjerë që kanë preferuar të mos angazhohen më, duke u zhgënjyer nga të dyja palët. Sot kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha do të mbledhë Kuvendin Kombëtar në orën 10:00 në Pallatin e Sportit ‘Asllan Rusi’. Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazmend Bardhi deklaroi se nuk ka mbledhje të Kuvendit Kombëtar të PD-së, duke shtuar se sipas tij Partia Demokratike momentalisht është pa kryetar. Ai nënvizoi se partia duhet të zgjedhë fillimisht ngërçin në PD dhe kjo sipas tij bëhet kur secili të heqë dorë nga interesat personale. “Nuk kam dijeni se çfarë bën zoti Basha, ajo që di unë me siguri është që nesër nuk ka Kuvend Kombëtar të Partisë Demokratike. Secili deputet është i lirë të mendojë çfarë të dojë brenda kampit opozitar. Kjo duhet të jetë një çështje e brendshme e Partisë Demokratike. Unë nuk jam personi kompetent për të pranuar dhe për të përjashtuar nga Grupet Parlamentare deputetë. Për momentin nuk ka kryetar të Partisë Demokratike. Që konflikti të zgjidhet duhet që secili prej nesh të heq dorë nga interesat personale. Përballë nuk kemi një kundërshtar jo të lehtë, por një kundërshtar që sillet si mafje. Nëse ne jemi të pa aftë për të zgjidhur hallet brenda vetes imagjino çfarë mesazhi mund të dërgojmë”- shprehet Bardhi. Kuvendi që zhvillohet sot do të ketë ndryshime statutore. PD ende nuk ka zbuluar se çfarë do të përfshijnë këto ndryshime, por pritet që në statut të reflektohen ‘ngërçet’ për kompetencat e drejtuesve poshtë kryetarit në hierarki, që palët, edhe brenda PD zyrtare i ka përplasur jo pak herë përgjatë kohës kur nuk kishin në krye një drejtues.