Mënyra për të zbuluar kuptimin e fshehtë të ëndrrave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Truri ka aftësi për imagjinuar dhe simuluar përvoja që mund të ndodhin në të ardhmen e dikujt dhe kjo ka të bëjë me një vendim të rëndësishëm, qëllime, planifikime, emocione, etj.

Një studim i vitit 2021 për ëndrrat aplikoi “hipotezën e simulimit të së ardhmes”. Rezultet treguan se mendja jonë kombinon fragmente të ndryshme të përvojave të kaluara në simulime imagjinare të së ardhmes.

Studiuesit zbuluan se ëndrrat lidhen me kujtimet e së kaluarës ose me ngjarje specifike të së ardhmes.

Ëndrrat nuk janë të rastësishme

Një studim i vitit 2011 i botuar në “Journal of Neuroscience” gjeti prova se truri ynë rrit në mënyrë selektive kujtimet që priten të jenë të rëndësishme në të ardhmen. Ëndrrat lidhen më shumë me natyrën e ngjarjeve se me kohëzgjatjen e tyre.

Përvojat e përditshme në të cilat kalojmë pjesën më të madhe të kohës, si leximi apo puna në kompjuter janë më kuptimplota në krahasim me ndërveprimet sociale dhe përvoja të tjera jo shumë të rëndësishme për ëndërrimtarin.

Studiuesit zbuluan se ëndrrat priren të përsërisin këto tema dhe ngjarje në faza të ndryshme të gjumit. Kjo jep ndjesinë e asaj që ne në mënyrë të pandërgjegjshme përpiqemi të përpunojmë ose të jetojmë në të ardhmen.

Ëndrrat përmirësojnë funksionin njohës

Një studim i botuar në “PLOS ONE” zbuloi se ëndrrat ndikojnë në forcimin e kujtesës gjatë kohës që truri është në gjumë, ndërsa riorganizohet informacioni për ngjarje të së kaluarës ose problemet e së ardhmes.

Ëndrrat ndikojnë në aftësinë tonë për të mësuar dhe për të bërë detyrat. Në një studim të vitit 2018, pjesëmarrësit treguan se ëndrrat e lidhura me detyrat sollën përmirësim të kujtesës më shumë sesa tek ata persona që nuk ëndërruan për detyra të caktuara./E.Ç

Të fundit

Performanca e fundit e Ozzy Osbourne, brishtësia ishte fuqia e tij e vërtetë

nga Lauren Martin Zëri i tij ishte ai që ngriti nga toka një zhanër të tërë si heavy metal, por...

Avokati: Ja çfarë duhet të kemi kujdes kur dhurojmë një pronë

Mëngjesin e sotëm në një emision televiziv ishte i ftuar avokati Erald Aga, i cili foli në lidhje me kalimin e pronësisë dhe rregullat...

E akuzuar për kultivim droge në Spanjë, arrestohet një grua në Kavajë

Një 54-vjeçare shqiptare ka rënë në prangat e Policisë në Kavajë, pasi akuzohet nga autoritetet spanjolle për kultivim të bimëve narkotike. Përmes një njoftimi, Policia...

Kapexhiu zbulon pengun: Nuk duhet ta kisha bërë atë karikaturë për Ramën…

Bujar Kapexhiu, duke folur për pasionin e tij të madh për karikaturën, zhanrin që e ka lëvruar dekadat e fundit me shumë pasion, u...

Aksident tragjik në Palasë-Dhërmi, humb jetën i mituri

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në aksin rrugor Palasë–Dhërmi. Drejtuesi i një automjeti, 36-vjeçar, i cili ishte në gjendje...

Lajme të tjera

Web TV