Rihanna ndihmon personat me aftësi të kufizuara dhe të pastrehët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pavarësisht se sapo solli në jetë fëmijën e saj të dytë, Rihanna nuk harron veprat e saj bamirëse dhe këtë herë iu drejtua fondacionit “Always For The People”, duke ndihmuar personat me aftësi të kufizuara dhe veteranët e pastrehë.

Kështu, superylli “vodhi” pak kohë nga detyrimet e saj të shtuara dhe bëri një porosi të madhe në emër të këtij fondacioni të veçantë, i cili ndodhet në Los Angeles dhe u ofrohet njerëzve që janë vërtet në nevojë.

Siç raporton Page Six, këngëtarja e njohur ka kontaktuar me themeluesin e fondacionit, Senette Devermond dhe ka vazhduar të dhurojë qindra komplete higjienike, çorape, rroba, çanta gjumi, ushqime, më shumë se 50 palë këpucë, letër higjienike, ushqim për qen etj.

Në fund të fundit, kjo nuk është hera e parë që Rihanna tregon ndjeshmërinë e saj dhe mbështet njerëzit që kanë nevojë për ndihmë.

Në vitin 2022, kur ishte shtatzënë me djalin e saj të parë, ylli i popit kaloi orë të tëra me të pastrehët duke dëgjuar problemet e tyre, larg kamerave dhe reporterëve, por disa paparacët e kishin kapur atë teksa shkarkonte sendet nga kamionët.

Në ditët e koronavirusit, këngëtarja ishte sërish pranë atyre në nevojë. Organizata bamirëse e këngëtares, Fondacioni Clara Lionel, dhuroi 5 milionë dollarë për të mbështetur luftën globale kundër pandemisë./E.Ç

Të fundit

Zaptuan hapësirat publike dhe i kthyen në parkim privat, procedohen dy persona në Vlorë

Policia e Vlorës ka vijuar aksionin për lirimin e hapësirave publike. Gjatë kontrolleve të kryera në lagjen ‘Ujin e Ftohtë’...

Merr flakë autobusi në aksin Gjirokastër-Sarandë

Një autobus që udhëtonte nga Gjirokastra drejt Sarandës është përfshirë nga flakët e zjarrit. Ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Kardhiq, 4 kilometra përpara hyrjes në...

Rama në Bavari: Europa gjendet e rrethuar nga oshëtima e armëve dhe frika e copëtimit

Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në Ceremoninë e Hapjes së festivalit ‘Herrenchiemsee Festspiele’ më Bavari, ku mbajti një fjalim. Gjatë fjalës së tij Rama...

Grushti i shtetit në Qipro, 15 korrik 1974 – Fillimi i ndarjes së ishullit

Më 15 korrik 1974, në kryeqytetin Nikosia të Qipros, ndodhi një ngjarje që do të ndryshonte përgjithmonë historinë e ishullit: një grusht shteti i...

Ditëlindje si mafia/ Yamal përfundon i akuzuar! Persona me nanizëm dhe bjonde të paguara

Ditëlindja e 18 e sulmuesit të Barcelonës Lamine Yamal ka shkaktuar shumë zhurmë në Spanjë. Kjo sepse në festën private të futbollistit, i cili po mrekullon...

Lajme të tjera

Web TV