Si kontrabandistët shqiptare shesin mbi 12 mijë paund pasaporta false në ‘Instagram’

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kontrabandistët shqiptarë kanë marrë sërish vëmendjen e mediave britanike. Nga një investigim i kryer nga ‘The Telegraph’, bandat ofrojnë dhe sigurojnë pasaporta për 12,500 £ me foto që ngjajnë me emigrantë të paligjshëm ose kriminelë, për persona që dëshirojnë të udhëtojë nëpër Evropë dhe të hyjë në Mbretërinë e Bashkuar.

Ata pretendojnë se mund të anashkalojnë kontrollin biometrik, duke përdorur pasaporta të vjetra që mund të kontrollohen vetëm manualisht në pikat kufitare. Pasaportat e vendeve si Greqia, Rumania dhe Republika Çeke mendohet se janë vjedhur për t’i ngjasuar personit që banda kërkon të kontrabandojë.

Reklamimi i pasaportave false bëhet nëpërmjet postimeve ‘story’ në Instagram. Gjatë investigimit të një gazetarje e cila dërgoi një mesazh në llogarinë e Instagramit ku reklamoheshin pasaportat, asaj iu tha se kushtonte 12,500 £ për person që ajo dhe i dashuri i saj të shkonin në Mbretërinë e Bashkuar.

“Shpenzimet e pasaportave dhe biletave të udhëtimit do të mbulohen nga ne. Do të paguani kur të mbërrini”, thanë ata.

Gazetari pyeti: “Çfarë lloj pasaportash do të përdorni për ne?”

Ata u përgjigjën: “Varet se si dukesh. Varet nga fytyra juaj dhe kujt i ngjani. Por ky nuk është problem. Mund të përdorim pasaporta greke, rumune apo çeke.”

Të fundit

Ngjarja e Volosit: Djali 13-vjeçar tërhiqte babain nga qafa, nëna vdiq në krahët e vajzës

Janë zbardhur të tjera detaje nga ngjarja e rëndë e vrasjes së Marjola Nakolecit nga bashkëshorti i saj në...

Trump: Duhet t’i japim fund këtij makthi

Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se nuk ishte i kënaqur me sulmin izraelit gjatë natës ndaj një spitali në Gaza. Sipas mediave të huaja,...

Ndahet nga jeta legjenda e portës së Tiranës

Futbolli shqiptar është në zi pas ndarjes nga jeta të një prej figurave të tij më emblematike. Bujar Tafaj, ish-portieri i Tiranës dhe një...

Nuk ka asgjë më të rëndësishme se sa vetë jeta

ALBAN DACI - Po jetojmë një periudhë ku koha kalon shpejt dhe krejt pa u kuptuar. Në këtë kohë me intensitet të lartë duket...

Barcelona “gjen” sulmuesin, 21-vjeçari luan te Villarreal

Barcelona po shfaq interes për sulmuesin e talentuar të Villarreal, Karl Etta Eyong, i cili është duke tërhequr vëmendjen pas paraqitjeve të mira këtë...

Lajme të tjera

Web TV