Aktori spanjoll Gabriel Guevara, ylli i filmit për adoleshent të Amazon Prime, “My Fault”, është arrestuar gjatë Festivalit të Filmit në Venecia me akuza të dyshuara për sulm seksual.
Guevara kishte një urdhër ndërkombëtar kundër tij për një sulm të dyshuar seksual në Francë.
Guevara, i cili ka miliona ndjekës në rrjete sociale, debutoi si aktor në serialin “Skam” (versioni spanjoll), përpara se të bëhej një emër i njohur në “My Fault”.
Gjykata e Apelit në Venecia tani do të duhet të vendosë për çështjen e Guevara-s përpara se ai të mund të ekstradohet. Aktori aktualisht ndodhet në paraburgim. Akuzat e sakta ndaj tij nuk dihen./E.Ç