Çfarë të bëni pasi ktheheni nga pushimet për të mos u ‘rrëzuar’ në rutinën e mëparshme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kthimi nga pushimet nuk ka se si të jetë po aq entuziastë sikur momenti që nisemi me pushime. Pavarësisht se jeni relaksuar, por ideja që do t’ i rikthehemi rutinës së përditshme, ngarkesës në punë, takimeve, etj, na krijon një gjendje mërzitje.

Por ne do ju listojmë disa këshilla se si ta ruani relaksin dhe energjinë që keni fituar gjatë pushimeve tuaja dhe jo thjesht të ‘rrëzoheni’ në rutinën e zakonshme.

Evitoni qëndrimin e gjatë në rrjetet sociale.

Është e kuptueshme se Interneti është bërë pjesë e pandashme e jona, por nëse e shohim të arsyeshme duhet të evitojmë qëndrimin e gjatë që ju merr një pjesë të mirë të kohës të cilën mund ta shfrytëzoni me diçka tjetër.

Krijoni sa më shumë komoditete për veten

Kujdesi ndaj vetes është shumë i domosdoshëm, por kur bëhet i tepërt sigurisht që bëhet edhe më i lodhshëm apo stresues, si në rastin e make-up- it. Ka vajza të cilat kudo që janë nisur dalja nga shtëpia pa make- up për to është e pamundur. Vajza, trupi ndonjëherë ka nevojë edhe të bëhet ‘një’ me natyrën pa qenë nevoja të krijoni barrierë në lëkurën tuaj.

Mos bëni kurrë krahasime

Krahasimet e situatave mes njerëzve krijojnë problem të mëdha për shëndetin mendor shprehen ekspertët, ndaj këtë mos e bëni kurrë edhe për pushimet tuaja. Nëse ju i krahasoni pushimet tuaja me të dikujt tjetër do të thotë se nuk keni shijuar asnjë moment prej tyre.

Planifiko të bësh diçka ndryshe në kthim

Ndërsa ktheheni nga pushimet mos lejoni që aktivitetet tuaja ditore të jenë të njëjta. Koha është e vyer ndaj shfrytëzojeni të shtoni një aktivitet apo eksperiencë të re dhe mos lejoni që ditët tuaja të duken thjesht në ‘Déjà vu’./  S.M

Të fundit

Juristi analizon PD: “U vjen keq për Alimehmetin? Flamur Noka le t’i lëshojë mandatin”

Partia Demokratike nuk ka asnjë provë për manipulim apo vjedhje të zgjedhjeve, pasi qëllimi i saj është vetëm mbajtja...

“Do njohim shtetin palestinez”, Netanyahu del kundër Francës dhe Anglisë

Kryeministri i Izraelit ka reaguar ashpër ndaj Francës, Anglisë dhe Kanadasë, për idenë e tyre për krijimin e shtetit palestinez. Benjamin Netanyahu në një...

Nëna porosit vrasjen e së bijës, paguan një person 1106 euro

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Rusi, ku një nënë 46-vjeçare dyshohet se planifikoi vrasjen e vajzës së saj 12-vjeçare, duke...

Braktisi automjetin me dy klandestinë në Memaliaj, në kërkim 30-vjeçari

Policia ka shpallur në kërkim një 30-vjeçar pasi akuzohet se është i përfshirë në trafik klandestinësh nga vendet e treta drej BE-së. I riu me...

Trump: Bashkimi Europian u krijua për të përfituar nga Amerika

Pas lajmërimit të presidentit amerikan Donald Trump se po rekomandon një tarifë prej 50% kundrejt Bashkimit Evropian, ai ka ngritur edhe pretendime të tjera,...

Lajme të tjera

Web TV