Feston sot ditëlindjen, nuk do ta besoni sa vjeç mbush Beyonce

STOCKHOLM, SWEDEN - MAY 10: (Editorial Use Only) (Exclusive Coverage) Beyoncé performs onstage during the opening night of the “RENAISSANCE WORLD TOUR” at Friends Arena on May 10, 2023 in Stockholm, Sweden. (Photo by Kevin Mazur/Getty Images for Parkwood)

Diva e muzikës ndërkombëtare, Beyonce ka lindur më 4 shtator 1981 në Houston, Texas dhe feston sot 42-vjetorin e lindjes.

Beyonce Giselle Knowles filloi të këndonte në moshën 7-vjeçare. Gjithçka nisi në një kishë, ku shkonte rregullisht.

Në 2003-shin Beyonce publikoi albumin saj të parë, të titulluar “Dangerosly in love”, i cili ishte një sukses i madh.

Në 2001-shin Beyonce luajti edhe disa role në filma dhe u bë artistja e parë afro-amerikane që fitoi çmimin ASCAP.

E ashtuquajtur “Diva” ka marrë 22 çmime “Grammy” dhe është këngëtarja më e nominuar dhe që ka fituar më shumë çmime në “MTV Video Music Awards”.

Disa nga këngët më të njohura të artistes janë “Say my name”, “Drunk in love”, ”Formation”, “Sorry”, “Halo”, “Crazy in love”.

Beyonce është e martuar me reperin Jay-Z dhe kanë tre fëmijë së bashku./E.Ç