Pse trishtohemi pas pushimeve?!

Ekzaltimi kur marrim pushimet e verës është tërësisht i justifikueshëm dhe e mbush njeriun me shpresë dhe pozitivitet.

Shkëputja nga puna i bën mirë trupit, trurit dhe shpirtit por kur pushimet mbarojnë, trishtimi duket se është i paevitueshëm.

Nëse e keni vënë re, reagimet e njerëzve pasi mbarojnë pushimet janë të ndryshme e shpesh të pazakonta. Megjithatë, këto reagime kanë një emërues të përbashkët: trishtimin.

Përse njerëzit trishtohen pas pushimeve

Kur marrim pushimet, jeta bëhet më e bukur e plot ngjyra. Ditët tona janë të mbushura me akvititete, njohje të reja, të qeshura dhe automatikisht ndihemi të rëndësishëm.

Ndryshimet në jetën sociale dhe rikthimi në boshllëkun e rutinës mund të shkaktojnë vetmi, mërzi dhe izolim. Gjatë pushimeve, njerëzit kalojnë shumë kohë me familjen dhe jo gjithmonë kjo kohë është e mbushur me gaz e hare.

Ka shumë raste kur njerëzit zhgënjehen nga të afërmit dhe sjellja e tyre. Kjo mund të shkaktojë një trishtim dhe mërzi. Në raste të tjera, gëzimi i të kaluarit kohë me familjen është aq i madh sa kur koha mbaron, njerëzit e kanë të pamundur të mos ndiejnë trishtim.

Pushimet kanë tendencën të ringjallin kujtime të dikujt që nuk është më në jetën tuaj, dhe një gjë e tillë rindez ndjesinë e humbjes dhe emocionet përkatëse të shoqëruara me të.

Njerëzit që preferojnë udhëtimet e largëta në pushime, ndihen të lodhur kur ato përfundojnë. Largimi i lodhjes shoqërohet në mënyrë të pashmangshme me trishtimin.

Ekspertët thonë se gjatë pushimeve, njeriu nuk i reziston dot tundimit të të shijuarit të ushqimeve dhe pijeve të caktuara. Me përfundimin e tyre, sundon ndjesia e fajit, dobësia emocionale dhe trishtimi. Ka raste kur trishtimi transformohet në depresion të mirëfilltë.

Lexo edhe :  Shqiptarja që rrëmbeu kurorën e Miss Finlanda 2025

Ekspertët këshillojnë që pas pushimeve të nisni aktivitetin fizik, të keni një jetë sociale sa më aktive dhe të mos merakoseni shumë për peshën e shtuar. Këshilla e fundit, por jo nga rëndësia, është që të silleni mirë me veten, edhe nëse jeni të trishtuar. E mira e të mirave është se trishtimi pas pushimeve nuk zgjat shumë. /  S.M