Rezerva valutore arriti rekord të ri historik në muajin korrik

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rezerva valutore e Bankës së Shqipërisë shënoi një rekord të ri në muajin korrik.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, në mesin e këtij viti vlera e rezervës valutore arriti në 5.61 miliardë euro, vlera më e lartë e regjistruar ndonjëherë.

Vlera e rezervës është rritur me 64 milionë euro (rreth 1.15%) të tjera gjatë muajit korrik, ndërsa krahasuar me një vit më parë vlera e rezervës është rritur me 12%.

Pjesa më e madhe e rritjes vjetore të rezervës valutore erdhi në muajin qershor, kur Shqipëria realizoi emetimin e Eurobondit të gjashtë në historinë e saj.

Eurobondet e emetuara kishin maturitet 5-vjeçar, vlerë totale prej 600 milionë eurosh dhe një yield prej 6.125%. Por, ndërkohë, rritja ka vazhduar edhe gjatë muajit korrik, me 64 milionë euro të tjera.

Në vitet e fundit, huamarrja e qeverisë në tregjet e huaja ka dhënë një ndikim në rritjen e rezervës valutore, por, edhe, Banka e Shqipërisë po adopton një strategji të zgjerimit gradual të rezervës nëpërmjet blerjes së Euros në tregun e brendshëm valutor.

Këtë verë, Banka e Shqipërisë vendosi edhe të rrisë shumën e planifikuar të blerjeve të valutës për vitin 2023, si një masë për të frenuar forcimin e monedhës vendase në kursin e këmbimit valutor.

Sipas informacionit të përditësuar, shuma e parashikuar e blerjeve për vitin kalendarik do të rritet në intervalin mes 220 dhe 300 milionë eurove, nga intervali i mëparshëm prej 160-220 milionë eurosh që ishte publikuar në fillim të këtij viti. Deri në fund të muajit gusht, vlerësohet se Banka e Shqipërisë ka blerë rreth 190 milionë euro në ankandet e zhvilluara.

Rezerva valutore administrohet nga Banka e Shqipërisë dhe mund të shërbejë si instrument për të financuar sigurimin e importeve, për të mbështetur me likuiditet në valutë sektorin financiar apo për të stabilizuar goditje në kursin e këmbimit valutor.

Lexo edhe :  Mbështetja sociale e familjeve: Shqipëria, vendi me përfitimin më të ulët në rajon

Duke qenë një ekonomi me pozicion tregtar negativ, sidomos në mallra, Shqipëria është teorikisht e ekspozuar ndaj situatave kur sigurimi i valutës së nevojshme mund të jetë i vështirë.

Rregullorja “Për politikën dhe mënyrën e administrimit të rezervës valutore”, miratuar nga Këshilli Mbikëqyrës, përcakton edhe qëllimet për të cilat mbahet rezerva valutore. Si objektiva parësorë të administrimit të rezervës janë përcaktuar likuiditeti dhe siguria.

Sigurimi i të ardhurave nga administrimi i rezervës përfaqëson objektivin e tretë, për sa kohë nuk cenohen objektivat e likuiditetit dhe të sigurisë. Këshilli Mbikëqyrës miraton gjithashtu parimet dhe kriteret cilësore për zhvillimin e aktivitetit të administrimit të rezervës valutore.

Rritja e shpejtë e normave të interesit në tregjet ndërkombëtare që prej mesit të vitit të kaluar ka dhënë një efekt negativ në normën e kthimit të rezervës valutore, që pësoi rënie të mëtejshme në territor negativ. Sipas Bankës së Shqipërisë, për vitin 2022 ky kthim ka rezultuar negativ në masën 3.18%.  /  S.M

Burimi: Banka e Shqipërisë

Të fundit

Korçë, makina përplas këmbësoren me pasojë jetën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën që të çon drejt fshatit Voskop. Sipas informacionit paraprak, një automjet...

Anglishtja, kusht për shoferët e kamionëve!

Administrata amerikane ka paralajmëruar se disa shtete mund të përballen me ndërprerje të fondeve federale nëse nuk zbatojnë rregullat e reja. Departamenti i Transportit bëri...

Putin “zbret” në festivalin e Venecias, Gaza dominon eventin

Venecia ka shtruar tapetin e kuq dhe është gati të mirëpresë ajkën hollivudiane, në edicionin e 82-të të festivalit prestigjoz të filmit. Yje të kinemasë,...

Piktura holandeze e vjedhur nga nazistët gjendet në Argjentinë

Më shumë se 80 vjet pasi u vodh nga nazistët nga një tregtar i artit hebre në Amsterdam, një portret i një mjeshtri italian...

Trump: Dënime me vdekje për vrasësit në Uashington

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë të martën se do të kërkojë dënime me vdekje për vrasësit në Uashington, në kuadër të luftimit të...

Lajme të tjera

Web TV