Çfarë ndodhi? Bardhi refuzon ftesën e Berishës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Ju ftoj ju, sipas kohës së lirë që keni nesër (sot) në një paraqitje që ne i bëjmë raportit për farsën elektorale të 14 majit. Është bërë një punë, mendoj unë, shumë e çmuar. Asgjë nuk ka që ne nuk dimë, por ka një gjë, që ne faktojmë dhe dokumentojmë, se Edi Rama, ose ngrihemi kundër atij koncepti që thotë se, ky i vjedh po i fiton zgjedhjet. Jo! Ky i vjedh zgjedhjet, dhe zgjedhjet e vjedhura nuk janë të fituara”.

Ishte kjo ftesa që Sali Berisha i bëri mesditën e djeshme grupit të deputetëve që janë në krah të Gazment Bardhit që ishin në tryezën e organizuar për bashkimin opozitar.

Por paraditen e sotme në selinë e PD-së nuk kishte asnjë deputet nga grupi i Bardhit në selinë blu.

Në krah të ish-kryeministrit Berisha ishte Ilir Meta dhe deputetët e grupit të tij.

Megjithatë kjo nuk e cenon hapin e parë të bashkimit që u hodh dje dhe që sipas dakordësisë së palëve do të vijojë të intensifikohet me takime para cdo seance plenare dhe ngritjen e tre komisioneve hetimore.

I vetmi që ka mbetur fillikat me 9 deputetë përballë 43 të opozitës është Lulzim Basha./ S.M

Të fundit

Shpëtuan të moshuarin që po digjej në shtëpi, Ilir Proda falenderon policinë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka falenderuar përmes një mesazhi punonjësit e policisë të cilët...

Lapaj: Në 2 muajt e fundit kam refuzuar oferta nga PS

“Në dy muajt e fundit, mua më kanë ardhur oferta nga Partia Socialiste për mandatin. Nuk kam pranuar, i kam refuzuar totalisht”. Kështu u shpreh...

Djali i Joe Biden: Babait i dhanë ilaç gjumi para debatit me Trump

"I dhanë ilaç gjumi dhe ishe i lodhur". Kështu ka deklaruar djali i ish-Presidentit të SHBA, Joe Biden për debatin që i ati i...

“Lapaj dhe Shabani, t’ju jap një lëpirëse të dyve”

sh-deputeti Ralf Gjoni ka komentuar këtë mbrëmje në emisionin "Now" me Erla Mëhillin përplasjen mes Adriatik Lapajt të "Shqipëria Bëhet" dhe Endrit Shabanit të...

Furnizimi me ujë, raporti i ERRU-së: Në Kamëz dhe Vorë ka 4-8 orë në ditë

Uji me orar vijon të shoqërojë pjesën më të madhe të bashkive në vend, dhe premtimi i kahershëm për furnizim 24 orë në të...

Lajme të tjera

Web TV