Efektvi i policisë del në pension/ Rrumbullaku i akordon “Certifikatën e Karrierës”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, i akordon Certifikatën e Karrierës, punonjësit të Policisë Myftar Kalari.

Ditën e sotme, shefi i Komisariatit të Policisë Nr. 4, kryekomisar Luan Hysenj, i ka dorëzuar punonjësit të Policisë, Inspektor i Parë Myftar Kalari, me rastin e daljes në pension, Certifikatën e Karrierës me motivacionin “Për merita dhe kontributin e dhënë gjatë viteve të punës, në shërbim të Policisë së Shtetit”, duke e falënderuar dhe vlerësuar kontributin Kalarin, i cili falë përkushtimit, korrektësisë dhe profesionalizmit ka arritur rezultate të larta në punë.

Inspektori i Parë Myftar Kalari falënderoi Drejtorin e Përgjithshëm, për certifikatën e akorduar, si shenjë respekti dhe vlerësimi për punën e tij.

Gjithashtu falënderoi shefin e Komisariatit të Policisë Nr. 4, kolegët dhe stafin e tij, për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin në punë./E.T

Të fundit

Gazetari thirrje SPAK-ut: Hetoni ata që morën mbi 20 mijë vota

Gazetari Poli Hoxha komentoi në “Off the Record” me Andrea Dangllin dhe fenomenin që u shfaq në këto zgjedhje,...

Mero Baze: PD duhet të hetojë veten sesi ka bërë kaq shumë gjëra për të humbur

Humbja shokuese në zgjedhjet e 11 Majit, duket se ka çoroditur dhe strategjinë e mbrojtjes së humbjes nga vetë Partia Demokratike. Deri më tani...

NASA zbulon pasuri të pallogaritshme ari në thellësitë e oqeanit

Oqeanet mbajnë rezervat më të mëdha të arit në botë, por ato janë ende të paarritshme. Një ekip shkencëtarësh të NASA-s ka zbuluar se oqeanet...

Spartak Ngjela: Berisha thotë se i janë vjedhur 28 mandate, por në parlament shkon

SPARTAK NGJELA - Nuk ka me qesharak sesa humbësi i zgjedhjeve Sali. Ai paska vendosur të mos bëjë revolucion; edhe pse ai nuk i...

Kosovë, djali i çiftit të famshëm del në listën e fëmijëve me inteligjencë superiore

Djali i çiftit të njohur të showbizit shqiptar, këngëtarit Gjiko dhe moderatores Elita Rudi, është vlerësuar me nivel të lartë inteligjence (IQ 125), në...

Lajme të tjera

Web TV