Nëse bëni këtë gabim me gjumin, do të plakeni më shpejt

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Procesi i plakjes ndahet në dy kategori sipas ekspertëve: e brendshme dhe e jashtme.

Plakja e brendshme është për shkak të faktorëve gjenetikë, ndërsa plakja e jashtme lidhet me stilin e jetesës si konsumi i alkoolit, pirja e duhanit, dieta, stërvitja dhe menaxhimi i stresit.

Dr. Neil Pauvlin në New York, i njohur si mjek i jetëgjatësisë, sjell një nga shkaqet kryesore të plakjes dhe ky është gjumi.

Ja gabimi nr.1 që duhet ta shmangni nëse nuk doni të plakeni shpejt:

Pse mungesa e gjumit përshpejton plakjen?

Me stilin e jetës tonë me ritme të shpejta, gjumi shpesh sakrifikohet nga zgjedhja apo nevoja. Gjumi cilësor është çelësi i një jete të shëndetshme.

Kur flemë, trupi rigjenerohet vetë. Shtatë deri në tetë orë gjumë në natë ndihmojnë në përmirësimin e shëndetit qelizor dhe indeve, funksionit njohës, imunitetit, niveleve të energjisë dhe metabolizmit.

Ndërkohë, mungesa e gjumit mund të shkaktojë një sërë problemesh shëndetësore, duke përfshirë presionin e lartë të gjakut, depresionin, obezitetin, goditjen në tru, diabetin dhe sëmundjet e zemrës.

Mungesa e gjumit mund të shkaktojë:

1. Rrudha dhe plakjen e parakohshme të lëkurës

Lëkura jonë përbëhet nga disa proteina, duke përfshirë kolagjenin dhe elastinën, të cilat ndihmojnë për ta mbajtur atë të fortë dhe të shëndetshme. Disa studime tregojnë se gjumi i pamjaftueshëm mund të ndikojë në cilësinë dhe forcën e kolagjenit dhe elastinës, gjë që mund të çojë në rrudha dhe dobësi të lëkurës, ose varje.

2. Dëmtim i aftësive njohëse

Mungesa e gjumit mund të shkaktojë rënie të aftësive motorike, të ngadalësojë përpunimin e informacionit, të ulë vëmendjen, kapacitetin emocional dhe të dëmtojë gjykimin tonë.

3. Imunitet i dobët

Trupi ynë mbrohet nga sistemi imunitar. Gjatë gjumit, sistemi imunitar prodhon qeliza që ndihmojnë trupin të luftojë sëmundjet e ndryshme. Në fund të një cikli gjumi, qelizat lëvizin në pjesët e trupit ku ato janë të nevojshme. Studimet tregojnë se kur ne nuk bëjmë gjumë të plotë dhe të rehatshëm, trupi nuk është në gjendje t’i luftojë në mënyrë efektive qelizat që “kërcënojnë” shëndetin./E.Ç

Të fundit

Historike, një shqiptar në krye të Federatës Evropiane të Peshëngritjes

Astrit Hasani është zgjedhur president i Federatës Evropiane të Peshëngritjes (EWF) në kongresin zgjedhor të EWF të mbajtur në...

Idrizi reagon për shuplakën që iu dha Gjestit në “Big Brother VIP Albania”

Pas përplasjes fizike në “Big Brother VIP Albania”, ku Jozi goditi me shuplakë Gjestin – një situatë që u përfol gjerësisht në rrjet si...

E Diela e Larit, historia dhe traditat e një kremteje

Në kalendarin liturgjik të Kishës katolike e Diela e Larit festohet një të diel para kremtimit të Pashkëve të Jezu Krishtit. Me të nis...

Spanjë/ Shirat e rrëmbyer shkaktojnë përmbytje në Lanzarote

Qindra shtëpi dhe rrugë në Lanzarote janë përmbytur, pas reshjeve të rrëmbyeshme që përfshiu ishullin Kanarie të shtunën. Qeveria e Lanzarote shpalli gjendjen e...

Jetëgjatësia varet nga mendimet tuaja, ja ç’thotë studimi

Hulumtimet e fundit kanë treguar se mentaliteti ynë dhe kujtimet pozitive nga fëmijëria mund të luajnë një rol të rëndësishëm në jetëgjatësisë dhe shëndetin...

Lajme të tjera

Web TV