Që të mos lodhesh kot: Çfarë duhet të dish nëse ke qejf një Luan

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është e thjeshtë që ta dallosh një Luan, me kilometra larg. Do vëmendje, të gjithë dritën mbi vete dhe nuk të lë kurrë të harrosh se kush është mbreti/mbretëresha e horoskopit.

Luani s’di të ndalet dhe mund të themi se i gjithë ky sezon është ditëlindja e kësaj shenje, por gjithsesi do e kuptosh sepse do e festojë për gjithë muajin me fansat, ndjesë, miqtë dhe familjarët.

I udhëhequr nga Dielli, Luani, ose qendra e sistemit diellor do që të shkëlqejë kurdo dhe kudo. Pra, nëse nuk do të digjesh nga zjarri që një Luan reflekton, të sugjerojmë të vendosësh SPF, syze dhe të na lexosh.

Çfarë kërkon Luani në një lidhje?

Nuk ka rëndësi apo jo, Luani ka lindur për të shkëlqyer dhe për të rrëmbyer të gjithë vëmendjen. Si një shenjë zjarri, Luani do që të ndërtojë një reputacion të pathyeshëm në të gjitha aspektet e jetës dhe sigurisht, të jetë një lider i paharrueshëm.

Megjithëse është paksa egoist dhe kërkon gjithë kohën që të gjithë sytë të jenë tek ai, Luani e merr shumë seriozisht miqësinë dhe dashurinë.

Luani do të jetë me dikë që e kupton plotësisht dhe ta mbështesë në veprimet dhe zgjedhjet që bën. Luani meriton të ketë një fron, por do që edhe një person tjetër, me të njëjtin vizion dhe ambicie. E ke parasysh Cleopatrën me Antony, apo Michelle dhe Barack (Cleopatra dhe Barack, sigurisht Luanë)? Ja, këtë do edhe një Luan.

Çfarë pëlqen dhe çfarë nuk pëlqen Luani?

Luani do të argëtohet dhe të kalojë çdo ditë duke festuar dhe shijuar jetën! Pozitiviteti, vetëbesimi dhe vibe i duhur…kjo është mënyra për t’i fituar zemrën një Luani.

Lexo edhe :  1911 - Machu Picchu, qyteti legjendar i humbur i Incave në Peru

Luani s’e vret mendjen nëse partneri/ja ka pak ego, pasi gjithsesi e ka paksa qejf këtë sjellje. Por, arrogancën s’e kanë qejf kaq shumë. Gjithashtu, edhe njerëzit që nuk guxojnë ose që guxojnë më shumë se duhet. Pra, një balancë për Luanin.

Cilat shenja shkojnë më shumë me Luanin?

Kush është gati për një dasmë mbretërore? Shenjat si Dashi dhe Shigjetari dyfishojnë energjinë e Luanit dhe e bëjnë atë të shkëlqejë, pasi e vlerësojnë dinamizmin dhe faktin që Luani është një shenjë kaq karizmatike.

E çuditshme, por edhe shenjat e ajrit, Binjakët dhe Ujori shkojnë shumë mirë me Luanin, sepse siç e kemi thënë shpesh, të kundërtat tërhiqen.

Shenjat që nuk shkojnë shumë mirë me Luanin?

Ah, këta janë fatkeqët: Demi, Akrepi, Virgjëresha dhe Gaforrja nuk kanë marrëdhënien më të mirë me Luanin. Demi dhe Akrepi janë shumë seriozë për Luanin, ndërsa Virgjëresha dhe Gaforrja le të themi që s’përshtaten aq shumë, sepse Virgjëresha kërkon perfeksionin dhe planifikon pa fund, ndërsa Gaforrja ka shumë, po shumë drama dhe ndjesi që e lodhin dhe mërzisin Luanin.  /  S.M

Të fundit

Zjarr në pyllin e Lybeshës, terreni malor bën të vështirë punën e zjarrfikësve

Një vatër zjarri ka rënë në pyllin në fshatin Lybeshë, në Njësinë Administrative Vërtop, në Poliçan. Mësohet se flakët...

Fotografonte vajzat në tualet, dënohet me 18,5 vite burg

Një ish-stjuard i linjës ajrore “American Airlines” është dënuar me 18,5 vite burg për vendosjen e një telefoni të fshehur në tualetin e avionit...

Vajza nga Fieri i mori jetën babait sepse ai… nuk e lejonte të argëtohej

Detaje të rënda kanë dalë në dritë nga krimi i rëndë në familje në Frashër të Fier, ku vajza mbyti për vdekje me tel...

Ndërron jetë legjenda e wrestling, Hulk Hogan

Hulk Hogan, një nga emrat më të mëdhenj në historinë e “wrestling” dhe një hero fëmijërie për shumë njerëz në të gjithë botën, përfshi...

Dinamo fiton me përmbysje, një hap drejt kualifikimit

Dinamo, pas 15 vitesh mungesë në Europë, triumfoi me rezultatin 2-1 në transfertën e Andorrës, ndaj Atletic D’Escaldes. Vendasit kaluan të parët në avantazh...

Lajme të tjera

Web TV