Ekspertët ngrenë alarmin: Drograt sintetike po përdoren nga të miturit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Shqipëri, vitet e fundit kanë filluar e përdoren mes të rinjve ato që njihen si drogat e “high level” të festave private, pak të njohura por që kanë rreziqe shumë të mëdha.

Bëhet fjalë për drogat sintetike, kërpudhat apo amfetaminat dhe metamfetamina. Ato preferohen për shkak të efektit të shpejtë dhe gjendjes halucinante që stimulojnë te përdoruesi.

Bëhet fjalë për drogat e reja dhe ne kemi pasur raste për tu kuruar këtu tek ne. Fillojnë tek piluat, amfitemait, ekstazi, pak raste të LSD ne u themi drogat e diskove, drogat e mbrëmjeve që jaë drogat e reja psikoaktive, të cilat nuk është se kanë një shtritrje shumë të gjerë, informacioni nuk del kollaj nga ta dhe nuk di si të ndërhysh”- u shpreh Genci Mucollari.

Drogat e reja sintetike janë edhe më të rrezikshme se ato tradicionale. Duke mos ditur përdorimin e saktë apo përzierjet e rrezikshme mund të japin efekte dramatike deri në koma të menjëhershme apo humbje jete.

“Fëmijët janë të rrezikuar sepse nga amerika vijnë edhe droga si fantanyl droga që mund të vrasin dhe shumë droga të reja dhe tregu nuk është i informuar se çfarë lloj rrisku, dhe si përdoret.

Tregu i drogës është kaq dinamik, sa përditësohet çdo dy javë. Dhe nuk dimë se sa e pastër është droga, sa e pastër është…”– u shpreh Genci Mucollari

Për drogat sintetike, të konsideruara ndryshe dhe “drogat e padukshme” flitet shumë pak. Ato janë futur në tregun shqiptar duke dominuar më së shumti mes gjimnazistëve.

Për të kuptuar rritjen galopante në treg mjafton të sjellim si shembull sasinë që arrin të kapet nga policia.

Lexo edhe :  Të huajt nuk do mbahen në burgjet angleze, ç'do ndodhë me shqiptarët?

Nëse në vitin 2013 sasia e që binte në duart e policisë ishte krej modeste rreth 100 gram, statistikat për vitin 2022 flasin për 5 kg ekstazi të sekuestruar, pa llogaritur drograt e tjera sintetike.

“Janë më të shtrenjta por unë kam parë më shumë përdorim mes nxënësve të shkollave të mesme dhe në disa raste kanë qenë edhe vajza. Ne do të donim të punomon shumë me shkollat e mesme, por nuk ëhstë se na ka ecur shumë me ministrinë e arsimit….”- u shpreh Genci Mucollari. / S.M

Të fundit

Izraeli nuk tërhiqet, tanket po përparojnë në Gaza

Forcat izraelite po vazhdojnë ofensivën e tyre në Rripin e Gazës, me tanke që përparojnë drejt korridorit të Moragut,...

Flakët përhapen me shpejtësi në Gramsh, pritet ndërhyrje nga ajri

Gjatë orëve të mbrëmjes të kësaj të diele një vatër zjarri është shfaqur në afërsi të fshatit Sojnik, në Gramsh. Burime për mediat bëjnë me...

Fotot me autorin e vrasjes në Gjilan, reagon për herë të parë Osmani

Presidentja e Kosovës ka shprehur keqardhje për humbjen e tre jetëve në Gjilan dhe përcolli ngushëllime për familjet e viktimave. Ajo u bëri thirrje organeve...

“Joan Gamper”, Barcelona i jep leksione Como-s

Barcelona ka fituar 5-0 ndaj Como në stadiumin “Johan Cruyff”, miqësore e vlefshme për trofeun e përvitshëm “Joan Gamper”. Ishte Fermin Lopez që zhbllokoi...

Arbana Osmani marton vëllain! Fjalimi që na shkriu zemrat

Me emocione, shumë lot gëzimi e një ceremonie të kuruar deri në detajin më të vogël, vëllai i moderatores ikonë të ekraneve shqiptare, Arbana...

Lajme të tjera

Web TV