Keni një këngë fiksim në kokë? Si shpjegohet kjo nga aspekti spiritual

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Para se të mallkosh atë këngë që të ka mbetur fiksim dhe të përsëritet gjithë kohës në kokë, duhet të dish se janë udhërrëfyesit shpirtërorë ata që po tërheqin vëmendjen tuaj.

Shpesh kemi dëgjuar për numra të caktuar që kanë një kuptim kur shfaqen në ëndrra, ose disa objekte si monedha, puplat që kanë një shpjegim të caktuar për njerëzit, por edhe muzika mbështetet në një ndjesi hyjnore dhe shpirtërore që duket se përcjellë mesazhe tek ju.

Lidhja mes muzikës dhe botës shpirtërore

“Përgjatë epokave në mbarë botën, ka pasur një lidhje të fortë midis hyjnores dhe muzikës,” thotë Kyle Grey, autori i një prej librave më të shitur në botë, “Angel Numbers”. “Nga aspekti i fesë apo traditës një nga lidhjet më të vjetra është ajo përmes këngës. Shembuj do të ishin muzika në kishë, këngët popullore apo daullet”.

“Kjo sepse muzika dhe melodia nuk janë vetëm një mënyrë për ne për t’i folur universit. Kjo është një mënyrë që universi të përgjigjet,” thotë Grey. Arsyeja pse bota shpirtërore, e cila përbëhet nga udhërrëfyesit tuaj shpirtërorë, të dashurit e larguar dhe të gjitha format më të larta të vetëdijes zgjedh të komunikojë përmes këngës? Është një mënyrë argëtuese dhe e lehtë për të tërhequr vëmendjen tuaj.

“Gjithçka është energji, e cila vibron në frekuenca të ndryshme dhe këngët kanë frekuenca të caktuara vibruese, nga të ulëta dhe të ngadalta në të larta dhe të shpejta,” thotë Rebecca Rosen, autorja e librit “What’s Your Heaven”. “Shpirtrat duan që ne të luajmë ose të dëgjojmë muzikë për të ndihmuar në ngritjen dhe zhvendosjen e frekuencës sonë vibruese, në mënyrë që të jemi në përputhje me ta dhe të lidhemi me ta”.

Lexo edhe :  Inteligjenca Artificiale mund t'ju tregojë se sa shpejt po plakeni nga një foto

Si një këngë e ngulur në kokën tuaj mund të ketë një kuptim shpirtëror?

Kuptimi shpirtëror i një kënge të ngecur në kokën tuaj mund të jetë po aq i thjeshtë sa kuptimi i një lirike të spikatur, prandaj sigurohuni që të dëgjoni me vëmendje dhe të shihni nëse diçka rezonon.

Të dashurit në anën tjetër mund të përdorin një këngë kuptimplotë që ju kujton atyre, një mënyrë që t’ju bëjnë të ditur se janë me ju./E.Ç

Të fundit

Turizmi, net-qëndrimet e të huajve në hotele u rritën me 32%, kryesuan italianët

Pavarësisht lëkundjes së lehtë që shënoi lëvizja e shtetasve në muajin e tretë të vitit, të dhënat e hoteleve...

Gjikondi: Berisha po shkon si “çeço” në SPAK, jo më si kaposh në ballkon

Pas zvarritjeve disamujore, dosja “Partizani” këtë të hënë kaloi për gjykim dhe ish-kryeministri Sali Berisha do të hetohet për veprën penale të “korrupsionit pasiv”. Juristja...

KQZ urdhëron numërimin të dy kutive me vota të panumëruara në Durrës dhe Elbasan

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftuar se ka marrë vendim në lidhje me procesin zgjedhor, duke urdhëruar numërimin fillestar të dy kutive të votimit që...

“Rruga për në burg ka nisur”/ Avokati paralajmëron fatin e Berishës

Për herë të parë në gjykatën e posaçme do të zhvillohet një proces gjyqësor ndaj një ish-kryeministri për akuzën e korrupsionit. Gjykata e Posaçme vendosi...

Fitoi mandatin e deputetit/ Erald Kapri: Vota e Diasporës cenoi fshehtësinë e votës

Erald Kapri do të jetë për herë të parë në Parlament dhe mandatin e mori duke garuar me Partinë Mundësia, që arriti të marrë...

Lajme të tjera

Web TV