Ekspertët zbulojnë faktorët ndikues që shënuan rënien e papritur të inflacionit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vala rënëse e inflacionit për të tretin muaj radhazi lidhet ndjeshëm me faktorët e brendshëm dhe të jashtëm sipas ekspertëve të ekonomisë.
Prodhimi vendas i kombinuar me forcimin e lartë të lekut ndaj monedhës europiane sipas ekspertes së ekonomisë, Romina Radonshiq janë dy faktorët kryesorë që ndikuan treguesin e zhvlerësimit të parasë në gusht.

“Arsyeja pse kemi rënie të inflacioni lidhet ndjeshëm me nënçmimi i euros, duke ndikuar kështu te mallrat e importit. Një euro më e ulët bën që çmimet e mallrave të pësojnë rënie duke bërë që të blihen edhe më lirë.”

Pavarësisht rënies, ushqimet që zënë pjesën më të madhe të buxhetit të një familje por dhe shërbimet në “Hotele, kafene e restorante” vijojnë të mbeten të shtrenjta. Sipas Radonshiq kjo lidhet me bumin turistik, ku kërkesa e lartë për konsum përkthehet në një normë më të lartë inflacioni.
“Niveli i përgjithshëm i çmimeve nuk është aty ku duhet madje edhe larg objektivit të Bankës së Shqipërisë 3%. Akoma mbetet një inflacion i lartë i ushqimeve aty tek 7.8% e cila rëndon buxhetin e familjeve shqiptare. Nëse ky inflacion do të jetë në trendin rënëse do përkthehet në një rënie të çmimeve e cila deri më tani nuk është ndjerë ende.”

“Në Shqipëri kemi një nivel të lartë të çmimeve për baret dhe restoranteve e cila lidhet dhe me mënyrën e jetesës por përveç kësaj kjo lidhet ngushtë me turizmin dhe numrin e lartë të turistëve dhe kërkesës së lartë të tyre.”
E ndalur tek karburantet Radonshiq thotë se çmimet vijojnë të mbeten të shtrenjta, por krahasuar me një vit ku 1 litër arriti mesatarisht në 260 lekë është regjistruar kjo rënie. Në programin buxhetor afatmesëm 2024-2026, qeveria pret që inflacioni të rikthehet në nivelin 3 për qind brenda këtij viti./e.t

Të fundit

Dhjetëra deputetë britanikë: Të njohim Palestinën si shtet!

59 deputetë laburistë i kanë bërë thirrje David Lammy-t, Sekretarit britaniku të Shtetit dhe Ministrisë së Jashtme që ta...

“Situata aktuale në Theth, problem themelor për turistët”

Gazetari Basir Çollaku e sheh të rrezikshëm për turizmin në Shqipëri, precedentin e krijuar në fshatin turistik të Thethit, ku si pasojë e aksionit...

Debate të ashpra në Budestag! Srebrenica dhe masakrat serbe në Kosovë

Parlamenti i Gjermanisë (Bundestagu) mbajti një seancë përkujtimore për 30-vjetorin e masakrës së Srebrenicës, ku u vranë mbi 8.000 boshnjakë në korrik të vitit...

Prodhimi vendas në rënie, fuqizohet importi! U blenë nga jashtë 383 mln euro mish

Nga kaçkavalli i Gjirokastrës te ‘Feta’ greke apo ‘Pecorino’ italian. Tanimë është më lehtë të gjesh një produkt të huaj në dyqane dhe markete...

Refuzoi Milanin për kalimin tek Fenerbahce, mbrojtësi tregon pse mori këtë vendim

Mbrojtësi i majtë i Gent, Archie Brown, ka zbuluar se ‘marrëveshja ishte pothuajse e përfunduar me Milan’, por shpjegon pse vendosi të bashkohet me...

Lajme të tjera

Web TV