Lajm i trishtë! Ndërron jetë në aksident futbollisti shqiptar (Foto)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 16-vjeçar me origjinë shqiptare ka ndërruar jetë pas një aksidenti tragjik në Itali. Adoleshenti shqiptar, mbylli sytë ditën e djeshme në spitalin e Pizës, ku ishte në luftë me jetën pas një aksidenti me triçikël 3 ditë më parë.

Gabriel Alibeaj kishte dalë me miqtë e tij mbrëmjen e të martës, po teksa po kthehej në banesë ai u përfshi në një aksident me triçikël, ku pësoi një goditje të rëndë në kokë.

Ngjarja ndodhi në Villafranca në Lunigiana. I mituri u dërgua menjëherë në spitalin e Pizas me helikopter, por fatkeqësisht nuk i mbijetoi dot plagëve të marra.

Lajmi u konfirmua nga babi i tij, Altini i cili shkroi një postim të ndjerë në rrjete sociale: “Faleminderit për lutjet tuaja, tani lutemi për shpirtin e tij”.

16-vjeçari ëndërronte të bëhej një futbollist i madh dhe ishte spikatur nga klubet lokale në Itali.

Gabrieli aspironte të bëhej, ai e donte këtë sport dhe e praktikonte që në fëmijëri, pasdite e ndante kohën mes stërvitjeve dhe ndeshjeve me miqtë.

Rreth një muaj më parë klubi Lunigiana Pontremolese 1919, ku ai aderonte shkroi fjalë entuziaste për të ardhmen e sportistit, duke e konsideruar “ndër protagonistët absolutë të sezonit që sapo ka përfunduar”.

“Gabri ne jemi krenarë  për ty”, shkroi klubi asokohe.

Ndërkohë që pas ngjarjes së rëndë klubi përmes një mesazhi i shprehu ngushëllimet e ndjera të afërmve dhe familjarëve të futbollistit.

“Nuk ka fjalë për të shprehur dhimbjen që ndjejmë. Pusho në paqe Gabriel, engjëlli i vogël. E gjithë shoqëria, i gjithë komuniteti ynë i shpreh ngushëllimet, Altinit, Imeldës dhe Chiara-ës së vogël. Ne nuk do të harrojmë kurrë.”/ S.M

Të fundit

Irani skeptik për bisedimet me SHBA, Khamenei: Nuk japin rezultat

Lideri suprem iranian është shprehur skeptik se bisedimet me Shtetet e Bashkuara për çështjen bërthamore do të çojnë në...

“Shpenzova 6 milionë lekë të vjetra”, kandidati demokrat: E kuptova planin e Ramës

Kandidati demokrat në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja vijon të jetë i zhgënjyer me rezultatin që prodhuan zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri. Kalaja i...

“Nuk i do për vete”, Fiks Fare zbulon skandalin në Fshatin SOS

Një 18-vjeçare, e rritur në Fshatin SOS të Fëmijëve, ka denoncuar në emisionin investigativ “Fiks Fare” se nuk po merr fondet që i takojnë...

Macja trafikante, metoda origjinale e bandave për të futur drogë në burg (video)

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Kosta Rika, që nxori zbuluar dhe skemën e re të trafikut të drogës në këtë vend. Duket se...

Albin Kurti: Jemi të gatshëm për kompromise për qeverinë, por…

Kryeministri në detyrë i Kosovës, njëherësh udhëheqës i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, deklaroi se kandidatura e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit të...

Lajme të tjera

Web TV