Sezoni turistik, mbi 2 mln turistë të huaj vizituan Shqipërinë gjatë muajit gusht

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këtë sezon turistik vendi ynë ka pritur turistë të huaj nga e gjithë bota, ndërsa pushuesit nga Italia kanë qenë më të shumtë. Vetëm gjatë muajit gusht, mbi 2 milionë turistë të huaj vizituan vendin tonë. Shifrat janë ndarë nga kryeministri Edi Rama, i cili shkruan se sezoni veror po vazhdon me flukse të larta edhe përgjatë muajit shtator.

“MIRËMËNGJESI dhe me shifrat zyrtare që tregojnë se Shqipëria mikpriti mbi 2 milionë vizitorë të huaj vetëm gjatë muajit gusht, teksa sezoni veror po vazhdon me flukse të larta edhe në shtator duke premtuar për një vit me rezultate spektakolare në turizëm, ju uroj një të diel të qetë”, shkruan Rama.

Kreu i qeverisë shkruan se shifrat janë premtuese për një vit me rezultate shumë të mira sa i takon sektorit të turizmit./e.t

Të fundit

“Doja të lija emisionin”/ Eni Çobani zbulon presionet: Njerëz të fuqishëm më janë afruar

Juristja dhe moderatorja e njohur Eni Cobani ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me sfidat dhe presionet që...

Trump anulon të gjitha bisedimet tregtare me Kanadanë, kërcënon me tarifa të reja

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump do të anulojë të gjitha bisedimet tregtare me Kanadanë ndërsa ka paralajmëruar fqinjin verior për vendosjen e tarifave të...

Vendet baltike tërhiqen nga Konventa e Otavës

Vendet baltike si Estonia, Letonia dhe Lituania kanë informuar Kombet e Bashkuara për tërheqjen e tyre nga Konventa e Otavës – një traktat ndërkombëtar...

“Travel and Tour”: Projekti i Kushner do të kthejë Sazanin në një vendpushim të shkëlqyer

Shqipëria i bashkohet SHBA-së, Japonisë, Zvicrës, Gjermanisë, Arabisë Saudite, Tajlandës, Italisë, Francës, Indonezisë, Vietnamit dhe Egjiptit në një përpjekje të guximshme për t’u shndërruar...

Rrezik në Qeparo/ Policia Kufitare ndërhyn në momentin e fundit për të shpëtuar pushuesit

Një ngjarje që për pak sa nuk u kthye në tragjedi ka ndodhur pasditen e sotme në zonën bregdetare të Qeparosë. Disa pushues që...

Lajme të tjera

Web TV