Teatri i Durrësit në zi, ndahet nga jeta aktori i njohur Lutfi Hoxha

Është ndarë nga jeta aktori i njohur Mjeshtri i Madh Lutfi Hoxha. Lajmin e ka bërë të ditur Teatri “Aleksandër Moisiu” ditën e sotme nëpërmjet një njoftimi:

“Qofsh i dritës engjëll i mirë e i bardhë. Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga gjiri ynë artistik i xhevahirit të fundit të plejadës së Artë të Teatrit “Aleksandër Moisiu”. Lutfi Hoxha e jetoi këtë jetë në skenë, aty ku dha gjithçka”

Për  shumë dashamirës të filmit shqiptar, Hoxha është babai i Tilit në filmin “Shoku ynë Tili’

Homazhet për Mjeshtrin Hoxha do të mbahen nesër në Teatrin “A.Moisiu”./E.T