”Berisha mban shumë kusure dhe mëkate mbi kurriz”/ Spiropali: Ka frikë nga SPAK

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Shtetit për marrëdhëniet me Parlamentin e pyetur në lidhje me hetimet e SPAK ndaj zyrtarëve të lartë, ndalur te Sali Berisha tha se ish kryeministri ka shumë kusure mbi supe.

Sipas saj Berisha ka dhënë sinjale frike në disa intervista të fundit ku vetëm e ka shigjetuar Prokurorinë.

“S’mund të jap gjykime apo të nxis SPAK por besoj se rekordet publike politike institucionale të Berishës janë aty. SPAK ka bërë shumë rrugë. Ka dhënë shenja të sigurta që e justifikon reformën në drejtësi dhe që po jep goditje të njëpasnjëshme pandëshkueshmërisë. Personalisht besoj që Berisha ka shumë kusure dhe mëkate në kurriz. Jo vetëm metaforike por edhe në sy të publikut.

Nga Spak pritet zbardhja e tyre. Ka dhe një damkë nga aleati ynë strategjik. Tani ka lindur një lëvizje institucione për të bërë të mundur luftër kundër korrupsionit. Unë kam besim që shumë prej atyre dosjeve do ti shkohet në fund. Shenjat i ka dhënë dhe Berisha në disa intervista të tij.

Të gjithë e kanë parë frikën te ai. SPAK është targeti i preferuar i Berishës, kjo ka një arsye. Duket sikur Berisha nuk gëzon dot për dënimin e zyrtarëve të korruptuar. Berisha duhet të dilte dhe të mbështeste aksione të tilla por s’e lë fakti që mund të jetë dhe ai. Fakti që SPAK po jep shenja funksionimi e dëshpëron atë”, tha ajo./   S.M

Të fundit

Edi Rama falenderon çunat që çmontuan strukturën metalike të lokalit

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kryeministri Edi Rama ka falenderuar ata individë që i janë bindur urdhrit...

Shpëtuan të moshuarin që po digjej në shtëpi, Ilir Proda falenderon policinë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka falenderuar përmes një mesazhi punonjësit e policisë të cilët shpëtuan një të moshuar i...

Lapaj: Në 2 muajt e fundit kam refuzuar oferta nga PS

“Në dy muajt e fundit, mua më kanë ardhur oferta nga Partia Socialiste për mandatin. Nuk kam pranuar, i kam refuzuar totalisht”. Kështu u shpreh...

Djali i Joe Biden: Babait i dhanë ilaç gjumi para debatit me Trump

"I dhanë ilaç gjumi dhe ishe i lodhur". Kështu ka deklaruar djali i ish-Presidentit të SHBA, Joe Biden për debatin që i ati i...

“Lapaj dhe Shabani, t’ju jap një lëpirëse të dyve”

sh-deputeti Ralf Gjoni ka komentuar këtë mbrëmje në emisionin "Now" me Erla Mëhillin përplasjen mes Adriatik Lapajt të "Shqipëria Bëhet" dhe Endrit Shabanit të...

Lajme të tjera

Web TV