“Flasim me treshen e kampionëve”/ Rama podkast me Sylvinhon dhe ndihmësit e tij

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se ka gati Episodin e parë të Podkastit “Flasim”, ku të ftuar ka trajnerin e “mrekullive” Sylvinho dhe dy ndihmësit e tij, Pablo Zabaleta dhe Dorival Guidoni.

Kreu i qeverisë bën me dije se të shtunën e ardhshme mund të ndiqni live podkastin e tij me “treshen e kampionëve, që në udhëheqjen e trajnerit Sylvinho ka ngjitur Kombëtaren Kuqezi në një nivel të ri.”

© credits facebook.com/ediramaal

Kombëtarja Shqiptare zhvilloi dje një ndeshje historike përballë Polonisë, në kuadër të eliminatoreve të kampionatit evropian “Euro 2024”.

Kuqezinjtë arritën të mposhtin polakët me një performancë të jashtëzakonshme dhe me gola që do të mbahen mend gjatë.

Ishte fantazisti Jasir Asani ai që “çoi peshë” zemrat e shqiptarëve në stadium dhe kudo që po shijonin këtë ndeshje, me një super gol nga distanca në minutën e 37 që bëri jehonë ndërkombëtare.

Në pjesën e dytë, Shqipëria e nisi me eufori ndeshjen me raste të krijuara, të cilat u shpërblyen në minutën e 62 me insistimin dhe fuqinë e Mirlind Dakut, i cili tundi rrjetën e portjerit polak vetëm disa sekonda pasi hyri në fushë.

Shqipëria vazhdon tani me kokën lart rrugën për në Berlin, e para në grupin E në kuotën e dhjetë pikëve, me tre finale që na presin ku më e rëndësishmja do të jetë ajo e 12 tetorit në “Air Albania” përballë Republikës Çeke./   S.M

Të fundit

Trump shkarkon komisionaren e Zyrës së Statistikave të Punës

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka urdhëruar ekipin e tij që të shkarkojë menjëherë komisionaren e punës Erika McEntarfer. Urdhri...

Shpërthen vullkani në Indonezi, reja e hirit mbi 10 km e lartë

Në malin Levotobi Laki-Laki në provincën Nusa Tenggara Lindore në Indonezi, një vullkan shpërtheu sot, duke hedhur një re hiri mbi 10 kilometra të...

Berisha rri, Dumani ik!

NAMIR LAPARDHAJA - Ky është refreni i përditshëm i drejtuesve të PD-së, duke filluar nga Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët e partisë, anëtarët e kryesisë...

Fshati Gjerbës pa ujë, 120 familje mbushin në çezmën e fshatit

Në zemër të Mallakastrës, mes kodrave me burime te shumta natyrore, 120 familje vuajnë për pikën e ujit. Një çezmë e vetme gjendet 2...

“Për sa kohë marr frymë, s’e tradhtoj Dodik”

“Kemi kaluar kriza të shumta; përmbytje, emigrantë, koroanvirus, konfliktin në Ukrainë, sulmin për Srebrenicën dhe provokimet nga Kosova, por Serbia nuk ka qënë kurrë...

Lajme të tjera

Web TV