Raporti për korrupsionin/ Shqipëria në vendin e 101-të, një pikë përmirësim nga viti 2021

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Transaparency International TI e rendit Shqipërinë për vitin 2022 në vendin e 101, në raport global lidhur me Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit.

Sipas të dhënave të Open Data Albania, vendi ynë ka siguruar vetëm 36 pikë nga 100 të mundshme. Në krahasim me vitin 2021, Shqipëria ka një përmirësim me 9 pozicione në renditje dhe vetëm 1 pikë në vlerësim.

Për 23 vite (1999-2022) Shqipëria ka arritur që të përmirësojë vlerësimin me anë të këtij indeksi vetëm me 13 pikë. Përmirësimi në Indeks 2013-2022 (dy mandate Qeveria Rama) shënon 5 pikë, ndërkohë që 2005-2013 (dy mandate Qeveria Berisha) shënon 7 pikë përmirësim dhe në 1999-2005 shënon 1 pikë përmirësim.

Në Rajon, për 2022, Bosnje&Hercegovina ka vlerësimin më të ulët të CPI, me 34 pikë, që nënkupton, është vendi me perceptimin më të lartë mbi korrupsionin, dhe renditet si vendi i 110-të nga 180-të vende në total. Shqipëria dhe Serbia pasojnë me nivelin më të lartë të perceptimit të korrupsionit, përkatësisht kanë vlerësim me 36 pikë dhe ndajnë renditjen në vendin e 101-të në botë. Maqedonia e Veriut vlerësohet me 40 pikë dhe renditje e 85-ta, dhe Kosova me 41 pikë dhe renditje e 84-ta në botë. Më mirë në Ballkanin Perëndimor vlerësohet Mali i Zi me 45 pikë dhe renditje i 65-ti në botë.

Shqipëria lë mbrapa në Europë për nivelin e korrupsionit vetëm Bosnje&Hercegovinën, Ukrainën dhe Rusinë, duke shënuar kështu norma më të larta të perceptimit të korrupsionit sesa vendet e tjera.

Raporti vlerëson se vendet më pak të korruptuara në botë janë Danimarka me 90 pikë nga 100 maksimale, Zelanda e Re me 87 pikë, Finlanda me 87 dhe Norvegjia me 84 pikë./  S.M

Lexo edhe :  Dumani: Përpjekjet për të cenuar pavarësinë e SPAK rrezikojnë kufijtë kushtetues!

 

Të fundit

Zbulohet qyteti i lashtë 3000 vjeçar në Peru, identifikohen rreth 18 struktura banimi

Një qytet i lashtë peruan që ishte një qendër tregtare e lulëzuar 3,000 vjet më parë është zbuluar nga...

Marrëveshja për Gazën, Trump lajmëron një tjetër takim me Netanyahun

Presidenti i SHBA, Donald Trump ka deklaruar se do të takohet përsëri me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu sonte në mbrëmje për të nxitur një...

1982 – Avioni Pan Am 759, rrëzohet në Kenner, të Luizianës, vriten të 153 vetë

8 korrik 1982 – Një nga tragjeditë më të rënda ajrore në historinë e SHBA-ve ndodhi kur fluturimi Pan Am 759, një avion civil...

‘Reforma në drejtësi, e deformuar’, Çupi: Berisha, përfaqësues i korrupsionit

Analisti Frrok Çupi komentoi zhvillimet e fundit sa i takon togave të zeza dhe eksponentëve të politikës përpara saj. Çupi komentoi se Berisha është...

Sllovenia zbardhet nga bora në mes të verës

Temperaturat në Slloveni kanë rënë në atë nivel të ulët sa majat më të larta të vendit të përjetojnë borën e korrikut. Bora ka rënë...

Lajme të tjera

Web TV