Nëse e konsideroni veten të zgjuar, Elon Musk ka një kërkesë për ju

Elon Musk dëshiron që nivelet e lindjeve të rriten në mbarë botën – por ai beson se vetëm njerëzit e një niveli të caktuar inteligjence duhet të riprodhohen.

“Musk me të vërtetë dëshiron që njerëzit e zgjuar të kenë fëmijë,” shprehet Shivon Zilis, e cila ka fëmijë binjakë me Elon, në një fragment të biografisë së ardhshme për manjatin e teknologjisë, të siguruar paraprakisht nga New York Times.

CEO i Tesla-s ka folur prej kohësh për rëndësinë e riprodhimit. “Duke bërë çmos për të ndihmuar në krizën e lindjeve,” shkroi Musk në Twitter në korrik 2022 pasi u publikua lajmi se ai dhe Zilis, drejtoreshë në kompaninë e tij Neuralink, kishin sjellë në jetë binjakë.

“Një kolaps lindshmërie është rreziku më i madh me të cilin përballet qytetërimi,” sipas Elon. “Mbajini mend fjalët e mia, fatkeqësisht janë të vërteta.”

Musk pretendon se nivelet e ulëta të lindjeve janë një “rrezik shumë më i madh për qytetërimin sesa ngrohja globale.”/E.Ç