Turistët rritën të ardhurat/ Për 6 muaj shpenzuan 1.55 miliard euro

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shifrat e rritura të turistëve kanë sjellë edhe një vlerë rekord të ardhurash në vendin tonë.

Kështu, statistikat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se janë 1.55 miliard euro që turistët sollën në vendin tonë nga janari në qershor. Shifra është 37% më e lartë se vitin e kaluar dhe më e larta që nga periudha e vendosjes së sistemit kapitalist ne Shqipëri.

Por, pas nuk mbeten as shqiptaret që kanë udhëtuar jashtë vendit. Ata harxhuan rreth 1 miliardë e tyre në udhëtimet e tyre jashtë vendit.

Në gjashtë muaj, në vend kanë mbetur 794 milionë euro si diferencë pozitive sipas Bankës se Shqipërisë.

Vlera e parave që turistët kanë sjellë nuk merr parasysh muajt e korrikut dhe gushtit aty ku të ardhurat pritet të jenë edhe më të mëdha.

Ky vit po thyen të gjitha rekordet për numrin e turistëve. Shifrat nga INSTAT tregojnë se deri në gusht janë 3.4 milion vizitorë të huaj. Të parët për vizita janë hyrjet nga Kosova, ndërsa vendin e dytë e mbajnë italianët./  S.M

Të fundit

“Dua të vdes mbi burrin tim”, Eneda Tarifa super dedikim për partnerin

Rozana Radi, Jonida Maliqi, Eneda Tarifa dhe Aurela Gaçe, katër këngëtaret hit dhe më të dashurat nga publiku shqiptar...

Liverpool humb lojtarin titullar për 55 mln euro, 3 klube europiane në garë

Liverpool ka frikë se Ibrahima Konaté do të jetë "Alexander-Arnold" i ardhshëm. Mbrojtësi francez ka edhe një vit kontratë në "Anfield" dhe verën e...

Befason Ilir Meta: “Më ofruan azil politik, e dija se do arrestohesha”

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili ndodhet i burgosur politikisht prej muajit tetor 2024, në një intervistë dhënë për mediat, ka...

Sa persona ka vrarë Izraeli me sulmet në Iran? Mjekët raportojnë shifrat

Forcat izraelite kanë vrarë të paktën 40 persona në Gaza që kur u arrit armëpushimi Iran-Izrael, sipas mjekëve vendas dhe banorëve. Sipas mediave të huaja,...

Greqia “pushtohet” nga zjarret, shpallet zyrtarisht gjendja e jashtëzakonshme

Greqia po përballet me një tjetër valë zjarresh shkatërrimtare, këtë herë në ishullin turistik të Hios, ku prej tre ditësh flakët kanë djegur sipërfaqe...

Lajme të tjera

Web TV