”Zemra plot”/ Rama dorëzon celësat për 102 apartamentet e rindërtuara në Marikaj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në ceremoninë e dorëzimit të çelësave për 102 apartamente në 6 pallate të reja, për banorët që humbën strehën nga tërmeti në Marikaj.

Ndër të tjera, ai i falenderoi për mikëpritjen, duke u shprehur se ndihet me zemrën plot dhe i lumtur që ky projekt u realizua.

Sakaq, Rama i ka thënë qytetarëve se tani shtëpitë mund t’i përdorin si të duan, ose të banojnë vetë, ose t’i shesin, ose t’i japin me qira.

Faleminderit për mikëpritjen! Më vjen mirë që u realizua ky projekt. Keni pasur probleme me pronën, histori të pafund të mbivendosjeve, por e rëndësishme është që tani kjo punë mbaroi dhe tani të gjithë ju do merrni shtëpitë, më të mirat se ato që kishit, do t’i merrni falas siç ju kemi premtuar.

Kështu që janë prona juaj, mund ta mbani, mund ta jepni me qira, mund ta shisni, nuk keni asnjë qindarkë, as kredi, asnjë detyrim tjetër ndaj shtetit, kuptohet dritat do t’i paguani vetë”, u shpreh ai./  S.M

Të fundit

Arlind Qori: Lapaj e Shabani po hanë njëri-tjetrin

Përplasjet Lapaj-Shabani, kreu i ‘Lëvizjes Bashkë', Arlind Qori, i sheh si një telenovelë mes dy përfaqësuesve të partive politike,...

“33 vdekje nga uria në 48 orë”, Gaza po përjeton tmerr të paparë

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, është shprehur “i tronditur nga kushtet humanitare që po përkeqësohen me shpejtësi në Gaza, ku...

I digjet banesa, policia shpëton 72-vjeçarin në Korçë

Policia e Korçës shpëton nga flakët një 72-vjeçar. Laura Leka, Aurel Jesku dhe Klodian Dulellari kanë rrezikuar jetën e tyre duke hyrë mes flakëve që...

Balluku: Shqipëria, një nga vendet më tërheqëse për energjinë e rinovueshme

Ditën e sotme u nënshtrua marrëveshja për financimin e projektit për ndërtimin e parkut fotovoltaik të Belshit. Gjatë fjalës së saj, zv.kryeministrja Belinda Balluku u...

Elena Kocaqi: SPAK mos të japë vetëm dënime me burg

Kryetarja e Aleancës Kombëtare Shqiptare, Elena Kocaqi, mendon se Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), duhet të jetë më shumë...

Lajme të tjera

Web TV