Do kishte qenë 50-vjetori i tij, Vin Diesel publikon shkrimin prekës për Paul Walker

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vin Diesel ka ndarë një homazh rrënqethës në Instagram për atë që do të kishte qenë 50-vjetori i Paul Walker. Aktori publikoi një foto të vjetër të të dyve me mbishkrimin e mëposhtëm:

“Një dekadë… dhjetë vite të gjata… e megjithatë ndihet si dje kur po të këndonim urime ditëlindjen për 40-tat.
Bota s’është më njësoj vëlla…, shumë mund të thonë që jemi edhe duke vuajtur e luftuar. Por unë mendoj për ty, buzëqesh dhe e di se gjithçka do të jetë mirë.

Isha duke kaluar nëpër foto për të festuar këtë ditë të shenjtë. Kujtimet flasin para meje, një kujtim më i bukur se tjetri… por këtë nuk mund ta kapërceja. Engjëlli im i vogël hyri në zyrë dhe më tha. “Kjo është një foto kaq e përjetshme, babi… ajo që do të jetojë për brezat e njerëzimit…”

Dhe normal që unë s’u ktheva përpara tij, nuk kishte nevojë që fëmija im të shikonte babain e vet me sy gati për të qarë. E teksa largohet, ai thotë: “Kjo është arsyeja pse unë dua të ndërtoj makina, për të”.

Ai as nuk kishte lindur ende. Do të ishin shtatë muaj më vonë kur do t’i thoshit stafit dhe produksionit të “Fast and Furious”: “Vins duhet të shkojë në Nju Jork për të pritur djalin e tij”. Ti e kishe atë aftësi për ta bërë të gjithë produksionin për t’u fokusuar tek gjërat e rëndësishme në jetë.
Për mua kjo foto përfaqëson momentin kur e dija se do të ishim vëllezër në përjetësi. Janar 2010, një natë para se ti dhe unë shkuam në Haiti… pasionin dhe gëzimin që kishe për të ndihmuar njerëzit. Ti the se ke dashur të dedikosh ndihmës për njerëzit.

Lexo edhe :  Zbulohen emrat e Sunny Hill, Dua Lipa dhe yje të tjerë pushtojnë Prishtinën

Haha. Pra, aq sa do të doja të mendoja se do të prisnim tortën dhe do të këndonim urime ditëlindjen për 50-të e mëdhenj; ndoshta nuk do të ndodhte … sepse do të ishit në Maui ose Marok, ose kudo në këtë planet ku njerëzit kishin nevojë.

Më mungon… të dua, dhe do të vazhdoj të nderoj shpirtin e bukur që je.

Gëzuar ditëlindjen…”/E.Ç

Të fundit

Përplasen dy helikopterë, humbin jetën të gjithë personat që ndodheshin në to

Dy helikopterë privatë janë përplasur në Finlandë, duke lënë pas viktima. Të pesë pasagjerët e helikopterëve që u përplasën në...

Greqia padit Adidas për reklamën me Akropolin, shkelje e trashëgimisë kulturore

Autoritetet greke kanë nisur veprime ligjore pasi pamjet e një reklame të re të Adidas, ku Akropoli i shekullit të V p.e.s. shfaqet si...

Shqipëria në finalen e Eurovision/ Votoni ‘Zjerrm’, le ta çojmë atje ku e meriton

Nata finale e Eurovision, ku Shqipëria përfaqësohet me Shkodrën Elektronike dhe hitin ‘Zjerrm’ po përcjell emocione të veçanta në botën mbarëshqiptare. Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe...

Opozita kontenstoi votat/ Celibashi nxjerrë blof Berishën: PD nuk ka sjellë asnjë provë

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi deklaroi se Partia Demokratike nuk ka paraqitur asnjë provë për të mbështetur pretendimet e saj mbi manipulimin e votave të ardhura...

Modë, muzikë dhe turizëm/ Vlora çel sezonin turistik me mbrëmje festive

Në një skenë gjigande të ndërtuar në shëtitoren Lungomare, pranë "Ujit të Ftohtë" Vlora çeli zyrtarisht mbrëmjen e sotme sezonin turistik. Çelja e sezonit u...

Lajme të tjera

Web TV