E thotë shkenca! Motrat ju ndihmojnë të bëheni njeri më i mirë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Motrat ndihmojnë që njeriu të zhvillojë shkathtësitë sociale, siç janë komunikimi dhe kompromisi.

Autori i hulumtimit mbi vëllezërit dhe motrat, prof. Alex Jensen, nga ‘School of Family Life’, thotë se konfliktet e vogla ndërmjet vëllezërve dhe motrave madje mund të ndikojnë edhe pozitivisht në zhvillim.

Pse sipas shkencës është mirë të keni motër:

Motrat përmirësojnë shëndetin mendor

Studimi i cili është publikuar në revistën profesionale medicinale Journal of Family Psychology, tregon që motrat ndikojnë pozitivisht në shëndetin mendor dhe në vetëbesim. Vëllezërit dhe motrat të mbrojnë nga ndjenja e vetmisë, padashuria, faji dhe frika.

Për shkak të tyre jemi më të ndjeshëm

Po i njëjti studim ka zbuluar që motrat mund të ndihmojnë që të bëhemi persona më të mirë, sepse promovojnë sjellje pozitive siç janë mëshira dhe altruizmi kur na tregojnë dashurinë dhe besnikërinë e tyre. Kjo vlen madje edhe kur ekzistojnë konflikte të vogla ndërmjet motrave dhe vëllezërve.

Motrat ndihmojnë që të skaliten shkathtësitë ndërpersonale

Është dëshmuar që djemtë të cilët rriten me motra më mirë komunikojnë me femrat se ata të cilët rriten me vëllezër apo si të vetëm. Mirëpo, disa shkencëtarë theksojnë që vëllai dhe motra i gjinisë së kundërt janë persona kyç në moshën e adoleshencës.

Vëllezërit dhe motrat shpesh bëhen më të afërt në atë moshë, sepse njëri-tjetrit u bëhen burim informacionesh për gjininë tjetër – thotë Jensen.

Motrat na mësojnë për pavarësinë dhe ambicien

Një studim britanik tregon që ata të cilët janë rritur së paku me një motër janë më të pavarur dhe më të vendosur se ata të cilët janë rritur të vetëm apo me vëllezër.

Lexo edhe :  Shtetet “kampion” për punë nga shtëpia, ja vendi që kryeson

Bashkautori i studimit, prof. Tony Cassidy, në kohën e vet ka sqaruar që fjala është për dëshirën e brendshme që të bëhemi më të mirë, e cila më së shumti është treguar në familjet anëtarët e të cilave kanë qenë më shumë femra.

Na mësojnë edhe si të arrijmë ekuilibrin

Po ky studim thotë që motrat ndihmojnë të vendoset ‘qetësia e brendshme’. Kështu që ata të cilët janë rritur së paku me një motër kanë qenë më të gatshëm të përballen me sfida të ndryshme, por edhe më mirë janë përballur edhe me stresin dhe që në fund janë zhvilluar në njerëz më të lumtur dhe më optimistë.

Arsyeja përse këtë e mësojnë nga motrat, jo nga vëllezërit, qëndron në faktin që femrat “më mirë i përdorin shkathtësitë komunikuese dhe më mirë dinë ta shndërrojnë situatën negative në situatë pozitive”, thotë hulumtimi./E.Ç

Të fundit

Neda Balluku tregon raportin me Arbër Hajdarin pas “BBV”: Më ka mbetur si mik i çmuar

Pas përfundimit të edicionit të “Big Brother VIP”, Neda Balluku ka ndarë me publikun për raportin e saj...

Janar – prill 2025, investimet kapitale në nivelin më të ulët që nga 2010-a

Teksa nevojat për investime në infrastrukturë, arsim dhe shëndetësi janë shumë të mëdha për të mbuluar hendekun e standardeve me BE, Shqipëria po shfaq...

Ish-punonjësit e Blake Lively thonë se puna me të ishte rraskapitëse

Problemet duket se nuk kanë fund për aktoren Blake Lively. Ndërsa beteja ligjore mes saj dhe Justin Baldoni, regjisor dhe koleg në filmin “It...

E rëndë në Kosovë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë i spitalit, ndërron jetë në vend

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, rreth orës 23:15, në Spitalin Rajonal në veri të Mitrovicës, ku një pacient ka humbur jetën...

Goditja e tre grupeve kriminale/ Eurojust sjell detaje nga operacioni me 52 urdhërarreste

Eurojust ka dhënë detaje për goditjen e tre grupeve kriminale gjatë operacionit “Ura” të realizuar nga autoritetet shqiptare dhe italiane. Grupi akuzohet për trafik ndërkombëtar...

Lajme të tjera

Web TV