Kalendar historik/ Çfarë ka ndodhur më 13 shtator

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

1993 – Nënshkruhet marrëveshja e paqes mes Izraelit dhe Palestinës

Pas dekadash armiqësie të përgjakshme, përfaqësuesit e Izraelit dhe Palestinës u takuan në lëndinën jugore të Shtëpisë së Bardhë për të nënshkruar një projekt-marrëveshje për paqe.

“Deklarata e Parimeve” ishte marrëveshja e parë mes izraelitëve dhe palestinezëve për dhënien fund të konfliktit midis tyre dhe ndarjes së tokës së shenjtë midis lumit Jordan dhe Detit Mesdhe, që popujt e pretendojnë si atdheun e tyre.

Luftimet midis hebrenjve dhe arabëve në Palestinë datojnë që në vitet 1920, kur të dyja grupet etnike pretenduan për territorin e kontrolluar nga Britania.

Hebrenjtë ishin sionistë, emigrantë të kohëve të fundit nga Evropa dhe Rusia, që erdhën në atdheun e lashtë të hebrenjve për të krijuar një shtet kombëtar hebre.

Arabët vendas (nuk e quanin ende veten palestinezë), u përpoqën të ndalonin emigracionin hebre dhe të krijonin një shtet laik palestinez.

Më 14 maj 1948 u shpall themelimi i shtetit të Izraelit, dhe 5 vende arabe e sulmuan në mbështetje të arabëve palestinezë.

Kalendar historik/ Çfarë ka ndodhur më 13 shtator

Izraelitët luftuan kundër ushtrive arabe dhe vunë nën kontrollin e tyre një territor të konsiderueshëm, që në vitin 1947 ishte caktuar nga OKB për arabët.

Pas dy armëpushimeve të njëpasnjëshme të ndërmjetësuara nga OKB, Izraelit arriti në shkurt 1949 një marrëveshje formale armëpushimi me Egjiptin, Libanin, Jordaninë dhe Sirinë.

Ato marrëveshje bënë që Izraeli të kishte nën një kontroll të përhershëm territorin e pushtuar gjatë konfliktit. Largimi i qindra mijëra arabëve palestinezë nga Izraeli gjatë luftës e la vendin me një shumicë të konsiderueshme hebreje.

Izraeli kufizoi të drejtat e arabëve që mbetën. Shumica e arabëve palestinezë që u larguan nga territori izraelit u tërhoqën në Bregun Perëndimor, më pas i kontrolluar nga Transjordania (Jordania e sotme) dhe të tjerët në Rripin e Gazës, të kontrolluar nga Egjipti.

Qindra mijëra palestinezë të mërguar u zhvendosën përgjithmonë në kampet e refugjatëve. Në fillim të viteve 1960, diaspora arabe palestineze kishte formuar një identitet kombëtar të fortë. Në vitin 1964, u themelua Organizata për Çlirimin e Palestinës (OÇP).

Lexo edhe :  Shpulla e Macron ‘u zhduk’ në Francë / Mediat e fshinë brenda 24 orësh, ndarje kulturore

Ajo bëri thirrje për shkatërrimin e shtetit të Izraelit dhe krijimin e një shteti të pavarur palestinez.

Në Luftën gjashtë-ditore të vitit 1967, Izraeli mori kontrollin e Bregut Perëndimor, Jeruzalemin Lindor, Rripin e Gazës, Gadishullin Sinai dhe Lartësitë Golan.

Izraeli aneksoi përgjithmonë Jerusalemin Lindor dhe ngriti administrata ushtarake në territoret e pushtuara.

Pas luftës së vitit 1967, OÇP u njoh si simboli i lëvizjes kombëtare palestineze dhe kryetari i saj Jaser Arafat organizoi sulme guerile ndaj Izraelit nga bazat e lëvizjes në Jordan dhe Liban.

Po ashtu OÇP koordinoi sulmet terroriste kundër izraelitëve brenda dhe jashtë vendit.

Kalendar historik/ Çfarë ka ndodhur më 13 shtator

Forcat egjiptiane dhe siriane filluan një sulm kundër Izraelit në Jom Kipur në vitin 1973 në një përpjekje për të rifituar territorin e humbur në 1967-ën, por pa rezultat.

Në shtator 1995, kryeministri palestinez Jitzhak Rabin dhe lideri palestinez Arafat nënshkruan një marrëveshje paqeje që parashikonte zgjerimin e vetëqeverisjes palestineze në Bregun Perëndimor

Por 1 muaj më vonë Rabin u vra nga një ekstremist hebre gjatë një tubimi për paqe në Tel Aviv.

Tre dekada më vonë marrëdhëniet izraelito-paletineze mbeten të tensionuara, pa një zgjidhje të mundshme në horizont të konfliktit dhjetëravjeçar.

Ngarje të tjera të rëndësishme:

1922- Turqit sulmojnë kishat dhe shtëpitë e grekëve në Stamboll. Sulmi ndodhi menjëherë pas fitores së ushtrisë turke në Stamboll kundër forcave greke.

1956 – Në SHBA, kompania IBM prodhon hard-diskun e parë në botë, “IBM 305”, që mund të ruante 5 megabajt të dhëna. Ai peshonte mbi 1 ton, dhe zhvendosej përmes një makinerie.

1974 – Sulmohet ambasada franceze dhe rrëmbehet ambasadori i Hollandës në Hagë.

1999 – Moska tronditet nga një sulm i rëndë terrorist që shkaktoi mbi 100 të vrarë, përfshirë gra dhe fëmijë./ Përshtatur nga Fjala.al

  (  S,M  )

Të fundit

Negociata të reja në Turqi për luftën në Ukrainë?

Pavarësisht mungesës së dakordimit nga Kievi, Rusia planifikon të dërgojë një delegacion në Stamboll për të diskutuar përfundimin e...

Prerja e kokës, si mori fund regjimi i terrorit me Gjykatën e Revolucionit

Paris 31 Maj 1795 Në mbrëmjen e 31 majit 1795, në një Paris që ende mbante plagët e hapura të një revolucioni të përgjakshëm,...

Zbulohet motra sekrete e Bella dhe Gidi Hadid-it: Njihuni me Aydan Nix

Supermodelet e njohura Gigi dhe Bella Hadid së fundmi kanë konfirmuar se kanë një motër 23-vjeçare, Aydan Nix. Ato zbuluan se Aydan është rezultat...

Biden me kancer, Trump i pamëshirshëm: Nuk më vjen keq për të

Ish-presidenti Donald Trump deklaroi të premten se nuk duhet të ndihen “shumë keq” për presidentin Joe Biden, i cili njoftoi diagnostikimin me kancer më...

Sot seancë plenare, tentohet për herë të 24 konstituimi i Kuvendit të Kosovës

Vazhdimi i 24 i seancës konstituive të legjislaturës së nëntë mbahet sot nga ora 10:30. Kuvendi i Kosovës po dështon të zgjedhë kryetarin e ri pasi...

Lajme të tjera

Web TV