Më shumë se 5300 persona kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve në qytetin Derna, i cili u godit nga përmbytjet vdekjeprurëse, me numrin e të vdekurve që pritet të rritet ndjeshëm, madje edhe të dyfishohet, thanë sot autoritetet.
Ndërkohë, Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) në Libi njoftoi sot se të paktën 30,000 njerëz janë zhvendosur në Derna, qyteti më i prekur nga stuhia Daniel.
Në të njëjtën kohë 6,085 njerëz janë zhvendosur në zona të tjera të prekura, përfshirë Bengazin./ S.M