Nëse vuani nga të vjellat gjatë shtatzënisë, është një shenjë e mirë për fëmijën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kush thotë vetëm që shtatzënia është periudhë e mrekullueshme, gënjen!

Pasi është edhe shumë sfiduese dhe të vjellat në mëngjes, mund të jenë një ndër aspektet më të pakëndshme të saj.

E dimë që kjo gjë mund të jetë e bezdisshme, por ne kemi një lajm të mirë për ju: Një studim ka treguar se hormonet që shktatojnë të vjella në mëngjes janë të njëjta me ato që lidhen me zhvillimin më të madh të trurit të njeriut. Çfarë do të thotë kjo? Lexoni më poshtë për të zbuluar më shumë:

Hulumtimet e botuara në “The Journal of Pediatrics” zbuluan se përzierja që ndodh gjatë shtatzënisë është një shenjë e shkëlqyer e një IQ të lartë tek fëmijët. Përveç kësaj, sa më i lartë është intensiteti i përzierjeve, aq më e lartë do të jetë inteligjenca e fëmijëve. Studimi përfshinte 121 gra që ishin shtatzënë mes viteve 1998 dhe 2003, dhe nivelet e IQ-ve të fëmijëve u analizuan kur ata ishin 3 dhe 7 vjeç.

Studime të tjera zbuluan se të vjellat në mëngjes gjatë shtatëzanisë janë një shenjë e mirë, pasi ato lidhen me një normë më të ulët aborti. Me fjalë të tjera, të vjellat në mëngjes kanë një funksion mbrojtës, sepse kjo do të thotë se nivelet e hormoneve janë mjaft të larta për të mbajtur shtatzëninë. Kjo është hera e parë që është zbuluar se përzierja tregon se fëmijët do të jenë shumë të zgjuar kur të lindin.

Sëmundjet e mëngjesit tek gratë shtatzëna nuk janë aspak të këndshme, por duke e ditur se kanë kuptim dhe vlerë na bëjnë t’i shohim ndryshe ato./E.Ç

Të fundit

Sfidë dramatike në Islandë, Vllaznia i jep lamtumirën Evropës pas kohës shtesë

Vllaznia është eliminuar nga Europa pasi është mundur pas kohëve shtesë me shifrat 4-2 nga Vikingur në ndeshjen e...

Kualifikime historike, Dinamo dhe Egnatia bëjnë detyrën dhe kalojnë në fazën tjetër

Emocione dhe spektakël në Conference League. Dinamo është kualifikuar në turin e 3-të kualifikues të këtij kompeticioni, pasi eleminoi Atletic Escaldes. Pas fitores 1-2...

Çmenduri! Foshnja lind nga një embrion i ngrirë përpara 30 vjetësh

Një çift nga Ohio ka sjellë në jetë një djalë të shëndetshëm nga një embrion i ngrirë për më shumë se 30 vjet, duke...

Një mandat, dy fise, zero shpresë! Telenovela Lapaj-Shabani diskreditoi të rinjtë

Adriatik Lapaj ndërroi sërish mendje! Përpara ditës së zgjedhjeve tha që nëse koalicioni do merrte vetëm një mandat, ai nuk do ta pranonte atë....

Jahti sekret i Bill Gates del në shitje, kushton 645 milionë dollarë

Një nga jahtet më të jashtëzakonshme të ndërtuara ndonjëherë, i quajtur Breakthrough, pritet të dalë për herë të parë në shitje gjatë Monaco Yacht...

Lajme të tjera

Web TV