“Rrahjet më të ëmbla në botë”/ Luizi sapo na dha lajmin e shumëpritur?!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Që pas daljes nga shtëpia e BBV, ndoshta temat më të  diskutuar rreth Luizit ka qënë heqja e miqve nga Instagrami si edhe shtatzania e Kiarës.

Le të fikusohemi pak tek kjo e fundit. Fansat filluan të aludonin për një shtatzani të mundshme të Kiarës, teksa moderatorja ishte duke reklamuar një biznes dhe ishte veshur me një fustan të gjërë, gjë që bëri publikun të dyshonte se Kiara po fshehte dicka.

Mirëpo në një “live” të bërë me ndjekësit e tij në Instagram, Luizi mohoi të gjitha thashethemet, duke deklaruar se Kiara nuk është në pritje të ëmbël

Ndërkaq, publiku u qetësua por kjo nuk zgjati shumë pasi vetëm pak javë më vonë, Luizi i futi sërish fansat e tij në mendime, teksa publikoi një varëse çelësash tepër të veçantë dhe ishte pikërisht një bebe që mban në çelësat e tij.

Dita e sotme ka bërë sërish lëmsh fansat pasi Luizi di si t’ju prekë pikën e dobët të gjithë ndjekësve të tij. Këngëtari ka publikuar një fotografi, teksa shihet duke mbështetur kokën tek një bark i rrumbullakosur, që duket qartë që është një femër shtatzënë.

Rrahjet më të ëmbla në botë”, shkruan këngëtari i njohur bashkangjitur postimit, duke mos dhënë më shumë detaje.

Sigurisht që kjo fotografi ka ngritur dyshimet tek fansat por sërish Luizi nuk ka arritur të jetë shumë bindës në këtë fotografi.

Padiskutim që në këtë foto nuk është Kiara dhe duket se  Luizi ka “zhgënjyer” sërish fansat duke mos dhënë asnjë lajm të ri në lidhje më një shtatzani të mundshme të moderatores

Nga fotoja e postuar, Luizi duket se e ka bërë këtë fotografi gjatë vizitës së tij në shkollën “Zyber Hallulli”, ku shoqëroi fëmijët jetim, për t’ju dhuruar disa momente të lumtura./  S.M

Lexo edhe :  Pas ndarjes nga Jozi, Loredana po kërkon një lidhje të re: Jo muskuj, ja ç’dua tani

"Rrahjet më të ëmbla në botë"/ Luizi sapo na

Të fundit

Udhëzuesi i BE: Krijoni një plan për luftëra, pandemi dhe kriza energjetike

Bashkimi Evropian po hyn në një epokë të re të përgatitjes për kriza, duke njoftuar për herë të parë...

PSG kryevepër, fiton 4-0 me Real Madridin, në finale e pret Chelsea

PSG fitoi 4-0 ndaj Real Madrid në gjysmëfinalen e Botërorit të klubeve në SHBA. Në finale e pret Chelsea, në një stadium ku do...

Vdekja e të riut në Lipjan, një muaj paraburgim për 5 policët

Gjykata Themelore e Prishtinës, dega në Lipjan, ka vendosur masën e paraburgimit prej një muaji ndaj rreshterit Ibrahim Nela dhe efektivëve policorë Albian Retkoceri,...

Fier, dhunoi për vdekje 80-vjeçarin pasi nuk i dha birra, dënohet me 12 vite burg

Me 12 vite burg është dënuar Ilir Nukaj, pasi dhunoi për vdekje 80-vjeçarin Namik Rustemi në tetor të vitit 2024 në Fier, sepse...

Aksident në Urën e Dajlanit, makina përplaset me mjetin e parkuar

Një aksident ndodhi mbrëmjen e së mërkurës Urën e Dajlanit, pranë stacionit të trenit, në Durrës. Një automjet në lëvizje u përplas me një tjetër...

Lajme të tjera

Web TV