Orët e nevojshme të pushimit bazuar në moshën tënde

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjumi zë rreth një të tretën e jetës së secilit prej nesh dhe ai është thelbësor pasi siguron një aktivitet të mirë mendor dhe fizik. Mungesa e tij mund të shkaktojë lodhje kronike, ulje të vëmendjes dhe përqendrimit, nervozizëm. Për më tepër, pagjumësia e zgjatur mund të ketë efekte të dëmshme për shëndetin.

Hulumtimi i kryer nga Fondacioni Kombëtar i Gjumit identifikoi orët e rekomanduara të gjumit për grup mosha të caktuara , duke treguar kohë të përshtatshme, të rekomanduara dhe jo të rekomanduara.

Nga 6 deri në 13 vjet- Djemtë dhe vajzat e moshës shkollore kanë nevojë për më shumë orë gjumë se pjesa tjetër e popullsisë. Për këtë grup moshë, studiuesit e Fondacionit Kombëtar të Gjumit rekomandojnë 9 deri në 11 orë gjumë.

Nga 14 deri në 17 vjeç- Adoleshentët e kësaj grup moshe duhet të flenë minimalisht 8 deri në maksimum 10 orë, por edhe oraret që variojnë nga 7 deri në 11 orë janë të pranueshme. Megjithatë, shkencëtarët nuk e konsiderojnë të përshtatshme të flemë më pak se 7 dhe më shumë se 11 orë.

Nga 18 deri në 25 vjeç- Të rinjtë midis 18 dhe 25 duhet të flenë në mënyrë ideale midis 7 dhe 9 orë, por një pushim prej 6 deri në 10-11 orë konsiderohet gjithashtu i përshtatshëm. Në vend të kësaj, nuk duhet të pushoni për më pak se 6 dhe më shumë se 11 orë.

Nga 26 deri në 64 vjeç- Gjumi i rekomanduar për këtë grup moshë është nga 7 deri në 9 orë. Minimumi 6 dhe maksimumi 10 orë gjumë konsiderohet gjithashtu i përshtatshëm. Më pak se 6 dhe më shumë se 10 orë nuk rekomandohet.

Mbi 65 vjeç- Për subjektet e kësaj grup moshe mjaftojnë 7/8 orë gjumë. Megjithatë, studimi nga Fondacioni Kombëtar i Gjumit i konsideron gjithashtu të pranueshme kohët që variojnë nga 5 deri në 9 orë. Nuk rekomandohet të flini më pak se 5 orë dhe më shumë se 9./E.Ç

Të fundit

Historike, një shqiptar në krye të Federatës Evropiane të Peshëngritjes

Astrit Hasani është zgjedhur president i Federatës Evropiane të Peshëngritjes (EWF) në kongresin zgjedhor të EWF të mbajtur në...

Idrizi reagon për shuplakën që iu dha Gjestit në “Big Brother VIP Albania”

Pas përplasjes fizike në “Big Brother VIP Albania”, ku Jozi goditi me shuplakë Gjestin – një situatë që u përfol gjerësisht në rrjet si...

E Diela e Larit, historia dhe traditat e një kremteje

Në kalendarin liturgjik të Kishës katolike e Diela e Larit festohet një të diel para kremtimit të Pashkëve të Jezu Krishtit. Me të nis...

Spanjë/ Shirat e rrëmbyer shkaktojnë përmbytje në Lanzarote

Qindra shtëpi dhe rrugë në Lanzarote janë përmbytur, pas reshjeve të rrëmbyeshme që përfshiu ishullin Kanarie të shtunën. Qeveria e Lanzarote shpalli gjendjen e...

Jetëgjatësia varet nga mendimet tuaja, ja ç’thotë studimi

Hulumtimet e fundit kanë treguar se mentaliteti ynë dhe kujtimet pozitive nga fëmijëria mund të luajnë një rol të rëndësishëm në jetëgjatësisë dhe shëndetin...

Lajme të tjera

Web TV