Superoperacioni “Tempulli”/ Rama: Policia e Shtetit po rrit dita-ditës forcën goditëse

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama përshëndeti sot superopearacionin e Policisë së Shtetit, në kuadër të të cilit u arrestuan 233 persona.

“Superoperacioni i Policisë së Shtetit u ka hedhur prangat gjatë gjithë natës së mbrëmshme dhe deri në orët e para të mëngjesit 233 shpërndarësve të drogës, të cilët kishin në shënjestër të veprimtarisë së tyre kriminale nxënësit e shkollave”, u shpreh Rama në një reagim në rrjetet sociale.

Rama nënvizoi se janë shkatërruar 23 rrjete kriminale.

“Pas një hetimi të imtësishëm e mbledhjeje të provave në të gjitha qarqet e vendit janë shkatërruar 23 rrjete kriminale dhe është neutralizuar një burim i rrezikshëm dëmi për shëndetin e më të rinjve, ndërkohë që kjo është një tjetër provë e ngritjes së luftës kundër krimit të organizuar në një nivel të ri”, theksoi Rama

Rama theksoi se, Policia e Shtetit  dita-ditës po rrit forcën goditëse ndaj keqbërësve.

“Një duartrokitje e fortë për Policinë e Shtetit, e cila dita-ditës po rrit forcën goditëse ndaj keqbërësve të çdo lloji dhe po afirmon fuqinë e saj si garante e rendit, sigurisë e qetësisë publike në çdo komunitet”, u shpreh Kryeministri Rama./   S.M

Të fundit

Paralajmërime të reja për zjarre dhe ndërprerje të energjisë në Kaliforni

Miliona banorë të Kalifornisë jugore morën paralajmërime të reja për zjarre të martën dhe dhjetëra mijëra të tjerë u...

Shpërthen “Tik Tok-u” i ri, miliona shkarkime nga amerikanët për aplikacionin kinez

Aplikacioni kinez i rrjeteve sociale RedNote është bërë aplikacioni më i shkarkuar në App Store të Apple në SHBA ditët e fundit, përpara një...

Abone falas/ Veliaj me pensionistët: Puna jonë, përgjigje ndaj atyre që pengojnë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj zhvilloi një takim me pensionistë, të cilët prej 1 janarit 2025 janë pajisur me abone të përgjithshme...

“Hiqni duart nga Siria”, Erdogan: Turqia mund t’i ‘shtypë’ të gjithë terroristët

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan u bëri thirrje të gjitha vendeve që të “heqin duart” nga Siria dhe tha se Turqia ka aftësinë dhe...

Fshati pa rini, historia e armenit që po “vritet” nga shpopullimi

Me më pak se gjysmën e popullsisë që ka patur para 10 viteve, Armeni një nga fshatrat me histori në Qarkun e Vlorës, po...

Lajme të tjera

Web TV