Të drejtat e minoriteteve/ Rama: “Leksione Shqipërisë nuk i jep dot asnjë vend”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i qeverisë Edi Rama teksa foli dje në një takim për censusin që do të mbahet në vend u ndal edhe tek çështja e minoritetit.

Sipas tij, Shqipëria ka një legjislacion shumë të mirë për minoritetet.“Një nga gjërat që më bën me shumë krenar është që Shqipëria ka legjislacionin për minoritetet. E bëmë pa na e kërkuar njeri. Jam shumë krenar për mënyrën si Shqipëria i ka integruar dhe si trajtohen të gjitha minoritetet”, tha Rama.

Më tej Rama tha se nuk ka asnjë njeri që të ankohet për diçka, për shkak se i përket një etniteti të caktuar, pasi trajtohen njësoj si ata me etni shqiptare.

“Dhe nëse ka probleme për dikë apo për disa me një komunitet etnik tjetër, janë probleme që janë njësoj në komunitetet me etni shqiptare, nuk ka asgjë të ndryshme, me një etnitet tjetër, janë njësoj për të gjithë, nuk ka një minoritar që të ngrihet dhe të thotë që kam një problem që lidhet me faktin që jam në një etni tjetër. Jemi në një pozitë që mund ta themi me plot gojën që leksione për minoritetet, Shqipërisë nuk i jep dot askush, asnjë vend, zero”, tha Rama.

 

 

Të fundit

Ndalohet pirja e duhanit në plazh e parqe, gjobë deri në 700 euro

Të gjithë ata që jetojnë në Francë dhe janë duhanpirës, duhet të mendohen mirë tani nëse pijnë cigare në...

35-vjeçari shkodran nuk zë mend, vazhdon të përndjekë femrat shqiptare nga burgu francez

Rikthehet përndjekësi serial nga burgjet franceze. 35-vjeçari shkodran Fabjan Dodaj nuk po zë mend, teksa vijon me pasionin e tij për të kërcënuar e...

Frikësohen banorët dhe pushuesit e shumtë, zjarr i madh në tregun në plazhin e Durrësit

Një zjarr i madh ka përfshirë pasditen e sotme tregun industrial në zonën e plazhit të Durrësit, ku ndodhen mbi 20 dyqane që operojnë...

Gati transferimi i bujshëm, Inter sakrifikon Asllanin për yllin e ri të Italisë

Pasi ka arritur marrëveshjen me Parmën për transferimin e Ange-Yoan Bonny për 25 milionë euro, zyrtarizimi pritet javën që vjen, pasi lojtari të kryejë...

Dosja “Partizani”, nesër mbahet seanca e parë ndaj Sali Berishës dhe dhëndrit të tij

Ditën e nesërme në 30 qershor, në GJKKO, do mbahet seanca e parë për dosjen "Partizani". Sali Berisha, dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, dhe tre...

Lajme të tjera

Web TV