Aksi Elbasan-Qafë Thanë, pjesë e Korridorit VIII/ Sa do të jetë kostoja e këtij projekti

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Korridori VIII është vlerësuar si një projekt prioritar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Autoriteti Rrugor Shqiptar.

Aktualisht po punohet për ndërtimin e aksit Elbasan – Qafë-Thanë, që shtrihet në një gjurmë tërësisht të re buzë lumit të Shkumbinit.

Gjatë një interviste për Revistën Monitor, kreu i ARRSH-së, Evis Berberi tha se ky aks do të shkurtojë distancat mes vendeve fqinje kufitare, do të sjellë rritje të ekonomisë dhe tregtisë, si dhe do të rrisë sigurinë rrugore.

Berberi zbuloi se për të gjithë gjatësinë e këtij aksi ka mbaruar dhe është miratuar projektidea. Gjatësia e aksit rrugor të paraqitur në projektide është 30.8 km.

“Faza I nis në dalje të qytetit të Elbasanit, në Fshatin Labinot-Fushë dhe realizimi fizik i punimeve është në masën 42%.

Ecuria e punimeve është sipas grafikut të punimeve. Është hapur plotësisht traseja e rrugës. Janë realizuar rreth 81% e volumeve për mbushjen e trupit të rrugës përgjatë gjithë segmentit.

Ka përfunduar ndërtimi i veprave të artit në masën 95%. Vazhdojnë punimet për mbrojtjen lumore, të cilat kanë arritur masën 72% të realizimit fizik.

Faza II fillon në afërsi të fshatit Mirakë dhe ka gjatësi 3,860 km. Në projekt parashikohen edhe rrugët dytësore dhe lidhja e zonave përreth me aksin kryesor. Edhe në këtë lot ka nisur puna në kantier”, ka bërë me dije Berberi.

Për fazën III dhe IV pritet të hapet gara brenda muajit shtator.

Gjithashtu Berberi ka zbuluar se sa do të jetë kostoja e këtij projekti. Ai shprehet se faza I, me gjatësi 5.060 km, ka kosto 3 miliardë lekë, faza II me gjatësi 3.84 km, ka kosto 3 miliardë lekë dhe pjesën e mbetur, e cila do të ndahet në dy faza, me gjatësi totale 20.46 km dhe kosto 44.7 miliardë lekë, brenda muajit shtator do të hapet gara.

Lexo edhe :  “Stafit të KQZ i anuluam pushimet e verës”/ Celibashi: Duhen 20 për rinumërimin e votave

Sa i përket vlerës totale të të gjithë projektit, është e pamundur të përcaktohet pasi ka një ndryshim në projekt sa i përket lidhjes me pikën doganore për ët cilën po bashkëpunohet me Maqedoninë e Veriut.

“Projekti për ndërtimin e aksit Elbasan – Qafë-Thanë ndahet në katër faza, ku janë parashikuar të ndërtohen vepra arti të vogla dhe të mëdha si: katër nënkalime, tre bypass-e, një urë automobilistike dhe një kryqëzim në nivel.

Projekti i ri, i cili plotëson të gjitha parametrat e një rruge me standarde dhe siguri të lartë, fillon në dalje të qytetit të Elbasanit, në Fshatin Labinot-Fushë, ndërsa përfundon në km 44 në afërsi të pikës doganore të Qafë-Thanës.

Faza I, me gjatësi 5.060 km, ka kosto 3 miliardë lekë dhe siç e shpjegova më lart është në ndërtim.

Faza II, me gjatësi 3.84 km, ka kosto 3 miliardë lekë dhe sapo ka filluar puna në kantier.

Për pjesën e mbetur, e cila do të ndahet në dy faza, me gjatësi totale 20.46 km dhe kosto 44.7 miliardë lekë, brenda muajit shtator do të hapet gara.

Për sa i përket vlerës totale të të gjithë projektit, sot është e pamundur ta themi pasi ka një ndryshim në projekt për sa i përket lidhjes me pikën doganore dhe për të cilën ne jemi duke bashkëpunuar ngushtë me palën e Maqedonisë së Veriut”, tha Berberi./ S.M

Të fundit

Legjenda e futbollit gjerman “bekon” shitjen e Leaos te Bayern: Ja pse duhet

Nico Williams, Rafael Leão (26) dhe Bradley Barcola. Këto janë tri alternativat e Bayern për krahun e majtë të...

‘’Gjithë fshati im po pret që të dal”, Aurela Gaçe rrëfen momentin kur i hoqën këngën

Këngëtarja e njohur shqiptare, ndër më të dashurat nga publiku, Aurela Gaçe ka rrëfyer një pjesë nga rrugëtimi i saj në muzikë dhe vështirësitë...

Ernest Muçi shton zërat për largim: “Nuk rri aty ku nuk më duan”

Ernest Muçi nuk po kalon një periudhë të mirë te Beshiktashi. Është gazeta turke “Hurriyet”, që ka publikuar së fundmi prapaskenat me sulmuesin e Kombëtares...

Iu vodhën votat brenda PD-së, Gjunkshi kërkon hapjen e kutive të tjera

Partia Demokratike dhe kandidati i saj Xhemal Gjunkshi, kërkon hapjen kutive të tjera për votën preferenciale, pasi nga rinumërimi i 42 kutive nga KAS...

Kurti: Do presim 50 emigrantë të dëbuar nga SHBA

Qeveria në Kosovë ka miratuar vendimin për pranimin e emigrantëve të dëbuar nga SHBA-ja, ku për 1 vit do të strehohen 50 prej tyre....

Lajme të tjera

Web TV