Rama jep lajmin e mirë: Nis programi i kredive për mjekët, policët dhe ushtarakët e rinj

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se ka nisur programi i kredive të lehtësuara për mjekët, policët dhe ushtarakët e rinj.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama sqaron se aplikimi në e-Albania në 30 ditët e ardhshme mundëson një proces të shpejtë dhe transparent.

“Albania ofron shërbimin e dedikuar për kreditë e lehtësuara për 300 punonjësit e parë të Policisë së Shtetit, Forcave të Armatosura dhe mjekët që do të përfitojnë nga ky program i ri mbështetjeje për familjet e reja të këtyre tre kategorive. 

Hapat e thjeshtë të aplikimit në e-Albania në 30 ditët e ardhshme mundësojnë një proces të shpejtë e transparent për aksesin në këtë program të ri”, u shpreh Rama. /  S.M