Martesa më e shkurtër në histori! Nusja ndahet nga burri tre minuta pasi martohen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndoshta kjo është dasma më e shkurtër në histori, pasi zgjati vetëm tre minuta.

Historia e çiftit vjen nga Kuvajti.
Përçarja erdhi kur çifti doli nga gjykata pas ceremonisë së martesës. Më pas nusja është rrëzuar dhe sipas asaj që është bërë e ditur, dhëndri ka nisur ta përqeshë dhe tallë duke e quajtur idiote.

Komentet e dhëndrit vazhduan duke e trullosur nusen dhe duke e bërë atë të ndihet keq. Ajo i kërkoi gjykatësit t’i anulonte martesën aty për aty. Gjykatësi ra dakord dhe tre minuta pas përfundimit të betimeve, martesa u anulua.
Para se çifti të dilte nga gjykata, ata u divorcuan në kohë rekord. Emrat e tyre nuk janë bërë të ditur. Besohet të jetë martesa më e shkurtër në historinë e Kuvajtit. Historia është bërë virale dhe shumica po i japin të drejtë nuses, duke thënë se ajo bëri gjënë e duhur.
“Një martesë pa respekt është një dështim që në fillim,” komentoi një përdorues i X. Një përdorues tjetër shtoi: ”Nëse ai vepron kështu në fillim, është më mirë ta lini të shkojë.”/E.Ç

Të fundit

Varrezat e makinave nuk do të lejohen më, ja çfarë ka planifikuar Qeveria

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi masa edhe për “varrezat” e makinave, teksa tha se jemi i vetmi vend në Evropë që i...

Kthyen ‘përmbys’ shkollën 9-vjeçare në Pogradec, procedohen dy të mitur

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për 2 shtetas të mitur. Dy të miturit dyshohet se kanë...

Doni të dini pse izraelitët janë indiferentë ndaj Gazës? Shihni televizionin e tyre

Roy Schwartz Ndonjëherë, lajmi më i rëndësishëm është ai që nuk shfaqet fare në tituj. Kjo ndodhi të premten e kaluar në edicionin e lajmeve...

Anëtarësimi në BE/ Ambasada Gjermane: Berlini është përkrah Shqipërisë

Ambasada e Gjermanisë në Tiranë ka rikonfirmuar mbështetje të fortë për Shqipërinë dhe të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor në përpjekjet e tyre për...

Shqipëria me nivelin më të lartë të planeve për emigrim në CESEE, 10 % ikin brenda vitit

Rreth 33% e shqiptarëve e konsiderojnë emigrimin përkohësisht ose përgjithmonë brenda dhjetë viteve të ardhshme, ndërsa 10 për qind e tyre synojnë largimin brenda...

Lajme të tjera

Web TV