Shëndeti i trurit, si ndikon mbipesha

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një studim i kohëve të fundit i kryer në Universitetin e Arizonës ka zbuluar një lidhje të fortë mes indeksit të masës trupore me funksionet e trurit.

Një studim i kohëve të fundit i kryer në Universitetin e Arizonës ka zbuluar një lidhje të fortë mes indeksit të masës trupore me funksionet e trurit.
Sipas ekspertëve, njerëzit që duan të kenë një mendje të mprehtë edhe në moshë të thyer duhet të tregojnë kujdes me peshën.

Mbipesha dhe depozitat e mëdha dhjamore në organizëm rrisin inflamacionin në trup dhe ky i fundit mund të arrijë në tru duke ndikuar negativisht në funksionet e tij veçanërisht kujtesën.

Studiuesit analizuan të dhënat e qindra pacientëve dhe zbuluan se njerëzit që janë mbipeshë kanë një performancë të dobët sa i përket kujtesës dhe kjo përkeqësohet me kalimin e moshës.

Humbisni në peshë për një kujtesë të fortë
Studimet tregojnë se humbja e kilogramëve të tepërt përmirëson ndjeshëm mënyrën se si funksionon truri dhe kujtesën.
Kjo e fundit ka lidhje të fortë jo vetëm me obezitetin dhe mbipeshën por edhe me diabetin.
Diabeti dhe obeziteti janë dy ndër faktorët më të mëdhenj të problemeve me kujtesën dhe sklerozën.

Njerëzit që konsumojnë shumë sheqer, ushqime me nivel të lartë glicemie, pijnë alkol dhe bëjnë një jetë pasive janë ndjeshëm më të rrezikuar nga këto dy probleme.
Simptomat paralajmëruese të këtyre problemeve janë: urinimi i tepërt, etja e tepërt, uria e madhe dhe shërimi i vonuar i lëndimeve fizike apo plagëve.

Flini gjumë në të mirë të kujtesës
Shumë studime kanë lidhur problemet me gjumin me rrezikun e lartë të problemeve me kujtesën.

Disa prej problemeve më të përhapura me gjumin janë pagjumësia dhe apnea e gjumit.
Njerëzit që flenë më pak se 7-8 orë në natë janë më të rrezikuar nga problemet me kujtesën.

Lexo edhe :  Ky është fruti më i keq për shëndetin

Gjumi i pakët ka një ndikim të drejtpërdrejtë në sasinë e gjakut që furnizon trurin dhe nëse njeriu fle rregullisht pak ka probleme me përqendrimin dhe humbje të kujtesës./E.Ç

Të fundit

Trump: SHBA-ja i ka bërë propozim Iranit për programin e tij bërthamor

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë të premten se Irani ka tashmë një propozim amerikan lidhur...

Toni Gogu mesazh qytetarëve: Nuk fituam mandat, por një lidhje që s’ka nevojë për karrige

Disa nga senatorët e Partisë Socialiste rrezikojnë të mos jenë më pjesë e legjislaturës së ardhshme në Kuvendin e Shqipërisë, kur numërimi po shkon...

“Ti je spiun”, shefi i pyjores vjedh energji elektrike dhe ofendon qytetarin

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së premtes një problematikë në fshatin Bardhaj në Përrenjas, ku shefi i pyjores vjedh prej vitesh energji elektrike dhe...

Piramida / Hap dyert “Ecole 42”, Rama dhe Macron përurojnë shkollën franceze

“Ecole 42”, shkolla prestigjioze franceze e kodimit do të jetë tashmë edhe në Shqipëri. Pas përfundimit të Samitit të Komunitetit Politik të Europës, kryeministri...

Goditet grupi i narkotikëve italo-shqiptar, shpërndanin drogë në qytetet italiane

Një operacion i zhvilluar mëngjesin e sotëm nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me Zyrën e Prokurorit Publik të Astit ka çuar në goditjen...

Lajme të tjera

Web TV