A do e pengojë Greqia integrimin e Shqipërisë? Ja si përgjigjet Ministri Hasani

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Jashtëm, Igli Hasani shprehet optimist sa i përket integrimit në Bashkimit Europian. Në një intervistë për emisionin ‘Real Story’ në ABC News, Hasani tha se BE është përpjekja jonë, na detyron të shtyjmë përpara, jo afati që na vihet për anëtarësim.

“Ëndrra e gjithë shqiptarëve, në 33 vite demokraci ka qenë integrimi në hapsirën euroatlantike. Është përpjekja jonë na detyron të shtyjmë përpara, jo afati që na vihet. Duhet ta ndajmë retorikën nga dëshira. Vendi është i qartë dhe i bindur se do i bashkohet familjes europiane. Njerëzit, ëndërrojnë të shkojnë në Evropë.” u shpreh Hasani.

Ndër të tjera, Hasani komentoi edhe rrezikun që mund t’i vijë vendit tonë lidhur me integrimin, nga Greqia, nisur nga deklaratat e saj të fundit për çështjen Beleri.

“Nuk mendoj se Greqia do të bllokojë ndonjëherë rrugën e Shqipërisë në BE. Nuk mendoj që Greqia do bllokojë një fqinj kaq të rëndësishëm të saj, për një çështje që i takon sistemit gjyqësor të Republikës së Shqipërisë” tha ai, ndërsa komentoi edhe marrëdhëniet mes dy vendeve: “Mes kushërinjve apo fqinjëve derë më derë, ka gjithmonë probleme. Zgjidhjet janë gjithmonë të thjeshta”./kb

Të fundit

Numërohen gati 20% e votave në Tiranë, ja si ndahen mandatet

Kur janë numëruar gati 20% e votave në Qarkun e Tiranës, parashikimi i ndarjes së mandatave favorizon Partinë Socialiste,...

ZGJEDHJET/ Thellohet diferenca mes PS dhe PD! Garë e fortë për vendin e tretë

Janë numëruar 1318 kuti votimi nga 5225 në total për zgjedhjet e së dielës që lamë pas. Numërimi nuk ka nisur në gjithë qarqet,...

Edhe qarku Durrës ngjyroset rozë/ PS renditet e para me mbi 2000 vota më shumë se PD-ASHM

Në qarkun e Durrësit, Partia Socialiste kryeson bindshëm nga numërimi i 64kutive të votimit nga 493 në total. Partia Socialiste e Shqipërisë ka marrë 9,410...

Numërohen 977 zarfat e parë me votat e diasporës, mbi 47% shkojnë për PS-në

Aktualisht votat e diasporës në parkun olimpik “Feti Borova” numërohen të ndara sipas qarqeve, por pa ato të Greqisë. Janë numëruar deri tani 977 zarfa...

Lajme të tjera

Web TV