A do sjellë pasoja censi? Ministrja Ibrahimi: Ja çfarë do ndodhë…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e shtetit për Sipërmarrjen, Delina Ibrahimaj ishte këtë të hënë e ftuar në emisionin “Now”, në Euronews Albania për të folur rreth censusit të banesave dhe të popullsisë.

Ministrja Ibrahimi e pyetur se çfarë pasojash do të sjellë në rast se me Censin do të mësohet se numri i popullsisë është më i ulët nga  2,8 milionë, tha se në radhë të parë censusi i popullsisë do të japë një panaoramë të qartë dhe të pakundërshtueshme të numrit të saktë të banorëve.

Ajo shtoi se numri tashmë nuk është më 2,8 milionë banorë dhe se emigrimi është një çështje që edhe pse ëhstë fenomen normal, e shqetëson qeverinë.

“Censi bëhet pikërisht për të bërë fotografimin e numrit të popullsisë në radhë të parë, për të dhënë një shifër të saktë e cila do të jetë pa diskutim e pakontestueshme dhe duke qenë se do të përdoret teknologjia e fundit që lë gjurmë në çdo hap të procesit, aktualisht popullsia e regjistruar në fillim të vitit 2023 është 2 milionë e 761 mijë banorë, pra nuk është më 2.8 milionë dhe rënia e popullsisë ka vite që edhe në statistika që kanë qenë të bazuara në vrojtime dhe jo në fotografim të plotë është reflektuar në rënie.

Emigracioni është një shqetësim jo vetëm i opozitës dhe gazetarëve por është edhe një shqetësim i qeverisë të cilën ne mundohemi ta adresojmë nëpërmjet politkave të ndryshme.

Shqetësimi ndryshon se ne duhet të ndërtojmë politika që njerëzit të qendrojnë në vend”,-tha ministja./   S.M

Të fundit

Situata me zjarret/ Një shtëpi e pasiguruar, një çmenduri!

Nga Ermal Mulosmani Situatat e fatkeqësisë natyrore, si kjo që po shohim këto ditë me zjarret në të gjithë Shqipërinë,...

Cuca me nishana

Nga Edison Ypi Cuca me nishana, korr grurin deri në mbrëmje kur ka dalë hana, i ka flokët kaçurrela, thur triko ose çorapa me shtiza,...

Rekorde temperaturash thyhen ndërsa nxehtësia ekstreme përfshin pjesë të Evropës

Temperatura të paprecedenta po shkaktojnë vështirësi në jugperëndim të Francës, Kroaci, Itali dhe Spanjë, me shkatërrimin nga zjarret në Evropë që është rritur me...

Vijon vala e të nxehtit afrikan, sot temperatura maksimale regjistrohet në Shkodër

Vendi ynë prej disa ditësh është përfshirë nga vala e të nxehtit afrikan, ku pothuajse në të gjithë territorin janë regjistruar temperatura të larta. Temperaturat...

Madonna kërkesë Papa Leonit XIV: Vizito Gazën para se të jetë vonë

Mbretëresha amerikane e muzikës pop, Madonna, i është drejtuar me një kërkesë Papa Leonit XIV, lidhur me situatën e rëndë që po kalon Gaza...

Lajme të tjera

Web TV