“Feja dhe etnia në pikëpyetje”/ Gazetari zbulon arsyen e fortë pse do të dështojë Censi

Gazetari Enton Abilekaj, foli në lidhje me censin që do të bëhet këtë vit për regjistrimin e popullsisë dhe banesave.

I ftuar në emisionin “Now”, ai tha se njerëzit duhet të ndërgjegjësohen për deklarimin e fesë dhe të etnisë,  ndërsa shtoi se do të jenë pikërisht këto dy faktor që do të çojnë në dështimin e  censit.

“Që të mos përsëriten gabimet e vitit 2011 njerëzit duhet të ndërgjegjësohen, në pyetjet për deklarimin e fesë dhe kombësisë që kanë shumë debat.

Në 2011 na dolën 60% myslimanë, 10.03 katolikë, ateistë dolën shumë pak. Ne në Shqipëri e dimë se njerëzit që nuk besojnë janë shumë më shumë se aq.

Besimtarë dhe praktikantë janë dy pyetje të ndryshme. Feja që zgjidhet dhe feja që trashëgon nuk janë e njëjta gjë.

Kanë shumë faktor që ndikojnë dhe njerëzit duhet të ishin sqaruar.

Ne nuk i sqarojmë njerëzit sërish në këtë çështje. Ne përsëri do të dështojmë në këto çështje.

Ne kemi një vështirësi shumë të madhe për të njohur fuqinë blerëse në këtë vend”-tha ai./   S.M