Të dielën zgjedhje në Kukës/ Celibashi: Janë 74 QV, kostoja 25 mln lekë

Zgjedhjet e pjesshme që do të mbahen të dielën në Kukës do të kushtojnë 25. 5 milionë lekë.

Kjo shifër u bë publike nga kreu i KQZ –së Ilirian Celibashi në një konferencë për median.

Do të jenë 74 qendra votimi dhe një prej tyre do të jenë në institucionin e paraburgimit.

FJALA E CELIBASHIT:

Janë 5 parti zgjedhore

ps

pd

pl

psd

partia per integrimin

Ka 1 koalicion; bashke fitojme

Janë paraqitur vetëm 2 kandidatë, Emri Vata i ‘BF’, Albert Halilaj nga PS

Janë 74 qendra votimi ku do të votohet

Në 37 qv, 7 janë të PS, 1 I PL 4 te PD

Në qendrat e tjera të votimit 3 PS , 3 PD dhe 1 i ‘PL’.

Jemi në pritje të propozimeve shtesë të PD për komisionet, ka sjellë deri më tani 20 propozime, kemi miratuar 9 presim edhe 11 të tjera.

Do ti kushtojnë 25 milionë buxhetit të shtetit, të cilat nuk janë para të kërkuara shtesë, por në një menaxhim të buxhetit që ne kemi bërë, thamë se nuk ishte e nevojshme që të kemi buxhet shtesë.  /  S.M