Delet konsumojnë 300 kg kanabis në Greqi, pronari i fermës: Janë bërë të çmendura

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas stuhisë “Daniel” shumë gjëra ndryshuan për banorët në Volos. Por si duket, kaosi nuk preku vetëm në jetët e njerëzve, por edhe ato të kafshëve.

Mediat vendase raportojnë se një tufë delesh të cilat, në mungesë të ushqimit të tyre të zakonshëm, konsumuan jo pak por mbi 300 kg kanabis.

Tufa e deleve u gjetën, tërësisht nën ndikimin e bimëve narkotike që kishin konsumuar, brenda një sere ku kultivohej kanabis mjekësor.

“Unë jam shumë mirë, por akoma më mirë janë delet. Janë bërë të çmendura. E shohin çdo gjë me ngjyra,” tha me shaka pronari i serës, Yiannis Bourounis duke folur për protothema.

Bourounis shtoi po ashtu se delet kishin nisur që të kërcenin më lart se dhitë teksa shpjegonte sesi ndodhi incidenti.

“Ne jemi sera më e madhe e kanabisit në Europën qendrore dhe atë lindore. Humbëm 80% të prodhimit për shkak të përmbytjeve. Teksa po tentonim të shpëtonim sa të mundnim, pamë dele dhe dhi të konsumonin bimët e serës tonë.”

Siç shpjegoi ai, tufa u fut në serë për të kërkuar ushqim pas përmbytjeve.

“Ato konsumuan bimët e kanabisit pasi i gjithë ushqimi i tyre u shkatërrua…”

Sfida më e madhe më pas ishte që ta nxirrnin tufën jashtë serës pasi, siç tregon Bourounis, ato nisën të kërcenin më lart se dhitë./I.S

Të fundit

Një mrekulli në xham: Lindja e jetës së parë në epruvetë

Më 25 korrik 1978, në spitalin e Oldhamit në Lancashire të Anglisë, u dëgjua për herë të parë e...

Maxwell nuk hesht më! Nis zbardhja e dosjes “Epstein” që mund të rrëzojë figura të mëdha

Departamenti Amerikan i Drejtësisë ka përshpejtuar hetimet për çështjen Epstein, duke dërguar zëvendësministrin Todd Blanche të marrë në pyetje Ghislaine Maxwell, ish-e dashura dhe...

Kopshtet kineze në krizë, regjistrimet bien me 25% brenda katër viteve

Numri i kopshteve në Kinë është ulur me 1/4 gjatë katër viteve të fundit, duke çuar në mbylljen e dhjetëra mijëra institucioneve për fëmijë,...

Vendet e Gjirit dhe Turqia i kanë vënë syrin Sahelit

Shkëputja e rajonit afrikan nga Franca dhe Shtetet e Bashkuara ka çuar në një diversifikim të aleancave të saj të politikës së jashtme. Rënia e...

Termometri shënon 43 gradë celcius, si po i përballojnë qytetarët temperaturat ekstreme

Shqipëria po përjeton një valë të nxehti ekstrem, me temperaturat që gjatë mesditës kanë arritur deri në 43 gradë Celsius. Kjo situatë ka vënë...

Lajme të tjera

Web TV